• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liria e Medias si alibia e radhës e PD kundër reformës në drejtësi

by Aalison Pearse Stevens
20/08/2016 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Që ditën e parë të nisjes së procesit të reformës në drejtësi, ka patur një dualitet të qartë. Nuk ishte habi e as e papritur që PD, si konsumuesja e për pasojë mëkatarja më e madhe ndaj pushtetit të dhënë në këto 25 vite pluralizëm, të ishte kundër saj.

Deri në pikën sa detyroi SHBA/BE të flasin me një gjuhë jodiplomatike dhe tërësisht kërcënuese për penguesit e reformës.

Madje edhe Shtëpia e Bardhë foli hapur ndaj qëndrimit antireformë të Partisë Demokratike një natë para miratimit të saj. Por tentativat për bllokimin e reformës nuk kanë mbaruar me kaq. Mesa duket, pasi nuk bëri gjë Nishani me emërimet në KED, PD ka gjetur një “kauzë” tjetër. Paradoksalisht, PD ka dalë si mburojë e medias me pretendimin se Rama po tenton ta kërcënojë atë.

Aq e pavërtetë është kjo, sa është e pamundur të besohet se si PD, në kohën kur ka anëtarët e saj ne Komisionin e Posaçëm, arrin ta artikulojë këtë pretendim. Sepse siç dihet, draftet vijnë të gatshme dhe të përgatitura nga ekspertët ndërkombëtarë të Euralius dhe Obdat.

Pra nuk është as qeveria dhe as maxhoranca që përgatit draftet. Arsyeja përse draftet diskutohen fillimisht në Komisionin e Posaçëm të reformës e më pas në seancë plenare, është pikërisht që palët dhe deputetët shqiptarë të amendojnë dhe miratojnë draftet e përgatitura nga ekspertet amerikanë dhe europianë.

Në këto kushte, PD e sidomos Bylykbashi që është bashkëkryetar i komisionit, e di fare mirë këtë gjë, ama gjithësesi për të mos lejuar reformën të bëje përpara, arrijnë të gënjëjnë publikisht dhe bëjnë politikë me fatet e shqiptarëve e Shqipërisë.

Një tjetër arsye pse PD duhet minimalisht të heshtë për lirinë e medias është masakra që ajo ka bërë mbi të. Ndërkohë që sot, treguesit e shkallës e lirisë së medias, referuar edhe raporteve të ndryshme të organizatave të huaja të specializuara, flasin për përmirësim të ndjeshëm.

Ishtë pikërisht koha e qeverisë Berisha ku statistikat e lirisë së medias kanë tregues të frikshëm dhunimi e censurimi. Do mjaftonin në fakt 3 rastet e gjithëditura nga ne si mbyllja e Gazetës TemA (zë i fortë kundër pushtetit të Berishës), gjoba stratosferike me 6 zero ndaj Top Channel me qëllimin e vetëm qe ta mbyllte atë, apo plagosja e gazetarit të ABC në 21 janarin e zi të 2011-ës.

Pra, çka thamë më lart tregojnë qartë që mazhoranca nuk përgatit drafte, por OPDAT dhe EURALIUS e kryejnë këtë proces, dhe këtë PD e di fort mirë sepse ka anëtarët ne Komision. Pra, hapur dalin e gënjejnë. Së dyti, PD është partia që ka masakruar median në 16 vitet e saj të pushtetit.

E thënë këto, PD sot nuk po kërkon të mbrojë mediat, por po tenton të bllokojë reformën duke përdorur lirinë e medias, të cilën e ka përçutnuar gjithë jëtën e saj politike e tani po këekon ta shfrytëzojë për të ruajtur krimet ndaj saj dhe vendit./ Lexo.al

Next Post
Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, 5 ditë festë, priten mbi 300 mijë pelegrinë

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, 5 ditë festë, priten mbi 300 mijë pelegrinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In