• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lypset një ndjesë për Moikomin!

by Java News
16/06/2020 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ILIR ÇUMANI

Tashmë Moikom Zeqo u shua fizikisht duke u larguar përgjithmonë nga bota e të gjallëve. Iku ashtu siç ikën një Njeri jo i zakonshëm kur ndal frymën e fundit. Na la pa gojë të gjithëve me ikjen e Tij të mundimshme dhe  të pa zë, prej sëmundjes kapricioze dhe tinëzare. Na la shpejtë e përgjithmonë Akademiku qelibar, esteti filozof, shkrimtari dhe poeti, historiani dhe poliedriku i begatë, Njeriu që shkëlqeu e ndriçoi me dijen e Tij multikulturale dhe erudite si rrallëkush ndër të ngjashmit e Tij. Iku mendimtari dhe dijetari i universit, dinjitari emblematik i inteligjencës sipërore të një Kombi, duke na lënë një trashëgimi të pasur letrare, historike, kulturore, arkeologjike, thesare të vyera  gojëdhënash që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Iku një nga Dishepujt e Mendimit iluminist në tërë hapësirën mbarëshqiptare. Iku Ai që i shërbeu kombit me vetëdijen dhe ndërgjegjen më të lartë patriotike, me atdhedashurinë e një atdhetari model, pa i marrë kujt si shpërblim asnjë thërrime. Po, asnjë thërrime…!!! Sepse Ai, ashtu si rilindasit tanë, jetoi dhe punoi gjithë jetën si patriot dhe idealist dhe iku nga kjo botë si i tillë. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe me një Njeri i kalibrit si Moikom Zeqo. Me ikjen e Moikomit nga kjo botë, Shqipëria nuk do të jetë më ajo që ishte në gjalljen e Tij. Të gjithë ne do të kemi më pakë frymëmarrje moikomiane, do të jemi edhe më të varfër, edhe më të uritur prej mungesës të mëndjeve të ndriçuara si Ai. E konsideroj veten me fat që në jetën time pata një Mik kaq të rëndësishëm, të pa shembullt nga përmasat e mirësisë dhe të dhembshurisë njerëzore, simbol i mençurisë dhe diturisë të pamatë, mëndjendriturin Akademik dhe Njeriun e kulluar, dijetarin humanist, patriotin dhe idealistin shembullor, Profesor Mikom Zeqo! I rritur jetim qysh në fëmijëri, ishte kjo edhe një arsye më shumë që 30 vitet e fundit u lidha ngushtësisht me profesorin e nderuar, në një miqësi të pastër e të sinqertë. Dy vjet më parë, në një të përditshme në shtypin e shkruar, profesori i nderuar do të rrëfente hapur jetën e tij, fëmijërinë e vështirë, duke deklaruar se në moshën 10 vjeçare kishte mbetur jetim. Babai i tij kishte qenë partizan, ishte plagosur dy herë në luftë. Kjo mesa duket i mori jetën para kohe. Mirëpo, as humbja e babait në moshë të mitur, as varfëria e skajshme në familje dhe nëna e tij e mbetur e ve, dhe as ndonjë mik nuk ndikoi në rrugëtimin e Tij, në ambicien  për t’u bërë një emër i madh dhe një nga emblemat e Kulturës tonë Shqiptare. Në një farë mënyre siç shprehej Moikomi, u bë vetë Ai që ishte, pa rregulla, si një autodidakt dhe kurreshtar i etur për dije e kulturë. Përveç bisedave në fusha të ndryshme ku Ai ishte Zot i fjalës, mjeshtër i mendimit dhe interpretimit filozofik,  në biseda të shumta më të në këto vite, mësova aq shumë edhe prej zhgënjimeve dhe brengave që pati, të cilat e shoqëruan me një pezmë të thellë në heshtje. Si një intelektual dinjitar dhe stoik, ato brenga dhe zhgënjime i mbajti  të kyçura brenda vetes, deri në momentet që dha frymën e fundit. Mosmirënjohja, e më pas, braktisja që padrejtësisht i bëri 15 vjet më parë establishmenti  aktual i Partisë Socialiste këtij Dishepulli humanist të urtësisë dhe mençurisë danteske dhe sokrateske, ishte zhgënjimi më i madh i jetës së Tij. Ngase me kulturën e gjithanshme erudite dhe poliedrike multikulturale që Akademiku i shquar zotëronte, eklipsonte dhe nxirrte zbuluar pse jo, një pjesë të konsiderueshme të injorancës së analfabetëve funksional të disa drejtuesve brenda kësaj force politike. Moikom Zeqo u anatemua dhe u margjinalizua pa asnjë mëshirë dhe pa asnjë respekt, si nga qeverisja e djathtë e Berishës, ashtu edhe nga dy qeverisjet e Kryeministrit socialist Edi Rama. Çdo gjë ishte e qëllimshme dhe e mirëmenduar në mënjanimin e profesorit të nderuar, ngase duke e braktisur dhe duke e lënë në harresë, synohej dashakeqësisht që të zhbëhej dhe të shuhej fare emri i Tij i ndritur si kontributor i pazëvendësueshëm brenda Partisë Socialiste, si një nga themeluesit kryesor të kësaj force politike që e shndërroi atë parti me një histori të errët të së shkuarës, në një Parti të reformuar, progresiste dhe moderne….. Falë Dritëroit, Moikomit dhe të ngjashmëve shumë të paktë të soit të tyre, ajo Parti shpëtoi nga shpërbërja. Mirëpo, për fat të keq, tashmë kjo forcë politike është kthyer në një Parti nepotike e klienteliste miliarderësh në duar të atyre që s’kanë kurrëfarë lidhje me një Parti të së majtës evropiane. Ndaj sot, kam një Apel për të gjithë enturazhin e PS – së. Ju lutem, të paktën respektoni në këto çaste Kodin e Vdekjes…Këto ditë, në rrjetet sociale e kudo,  kam parë e lexuar shumë statuse ngushëllimi e “pikëllimi” edhe nga ata që eksponentë aktual të Partisë Socialiste që sa ishte gjallë Moikomi nuk i folën njëherë me gojë, nuk e pyetën njëherë për shëndetin, të cilët sot, edhe në ditëvdekjen e Dishepullit synojnë të kenë përfitime utilitare. Ju lutem, lërini statuset e rreme në rrjetet sociale, hipokrizinë dhe lotët e krokodilit ndaj profesorit të ndritur MOIKOM ZEQO, të cilin e braktisët në ditët e tij më të vështira, duke e lënë edhe disa vite pa punë në kulmin e prodhimtarisë së Tij si krijues dhe si politikan! Ai ishte, është dhe do të mbetet përjetë një nga pasuritë e mëdha Kombëtare, aset i paçmuar i Shqipërisë sonë me kaq shumë halle, për të cilën punoi gjatë gjithë jetës së tij pa u lodhur kurrë, pa u qarë kurrë, pa u zvarritur kurrë. Ai i dha Kombit dhe popullit të Tij gjithçka pati, gjithçka diti, si një mendje aq e ndritur e prodhimtare, pa pretenduar asgjë si kompesim. Heshtja juaj do të ishte shenja më e pranueshme e ngushëllimit përmes pendesës, edhe pse e vonuar. Të paktën në emër të Zotit, lypset një FALJE publike në këtë ikje të gjatë pa kthim të Moikomit të të gjithë Shqiptarëve. Moikom Zeqo ishte dhe mbetet një pasuri kombëtare, por jo i partive,  aq më keq, jo e jo i partisë që Ai e kthehu sërish në jetë, pikërisht në çastin kur lëngonte në shtratin e vdekjes, në vitin ‘91. Ndaj sot, në ditën e përcjelljes së Dijetarit dhe Dishepullit të fundit Moikom Zeqo,  Partia Socialiste i ka si borxh të madh një ndjesë publike, të shoqëruar me një heshtje të plotë pendese.

 

 

 

 

 

 

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 17 Qershor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In