• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lippi luan kartat e tij për Serinë A: Juvja me Romën në pol

by
09/09/2015 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lippi luan kartat e tij për Serinë A: Juvja me Romën në pol

Viareggio-Bocca di Serchio, 25 kilometra me biçikletë. Marcello Lippi po stërvitet. “Nuk jam shumë i bindur për tërheqjen nga futbolli. Ka mbaruar vera, mbas disa muajsh në orën pesë të pasdites do të errësohet…” thotë ish-trajneri i Juves dhe i Italisë në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Domethënë, jeta e pensionistit e ka mërzitur Lippin që tani.

Juventusi e ka nisur kampionatin me një rekord negativ

“Kush mendon se Juvja është e ngopur apo në krizë e ka shumë gabim. Do të luftojë deri në fund për të fituar titullin e pestë radhazi. Disa largime kanë qenë të rënda. Por Tevez donte të kthehej te Boca dhe Pirlo, si njeri i zgjuar, e ka kuptuar se këtë vit tek Juventus do të kishte luajtur më pak. Për këtë arsye ka zgjedhur të jetojë një eksperiencë të jashtëzakonshme në Neë York. Do të shikoni se Pirlo do të jetë thelbësor pë Italinë në Europian”.

Juventusi ka bërë shumë ndryshime.

“Po, por senatorët janë akoma aty. Buffon, Bonucci, Chiellini, Barzagli, Marchisio do të ndihmojnë të rinjtë. Pa Khedira, Marchisio, Morata nuk është Juventusi i vërtetë. Skuadra është e fortë. Hernanes mund të funksionojë, Dybala është një talent i madh dhe për Alex Sandro kam dëgjuar shumë fjalë të mira”.

Domethënë Juventusi është favorit për titullin?

“Me Romën pothuajse në të njëjtin nivel. Klubi verdhekuq ka bërë dy-tre blerje të rëndësishme. Dzeko ishte sulmuesi i parë që i duhej. Dhe kam mbetur i befasuar nga lehtësua me të cilën Digne është integruar me skuadrën. Çfarë personaliteti!”.

Çfarë roli mund të ketë Totti?

“Kjo është një temë delikate. Totti mund të ndryshojë akoma një ndeshje me një nga goditjet e tija. Por ai dhe Garcia duhet të kenë një marrëdhënie të qartë. Totti nuk mund të luajë gjithmonë, dhe si njeri i zgjuar që është e di mirë këtë, por, nga ana tjetër, nuk mund të mos luaj për 4-5 ndeshje radhazi. Roma duhet t’i garantojë hapësira, që nuk do të mungojë mes kampionatit dhe Championsit. Juvja dhe Roma nuk kanë pasur fat me shortin, por do të avancojnë. Pres një paraqitje të madhe nga bardhezinjtë kundër Manchester City”.

Po milanezet?

“Pas shpenzimeve që kanë bërë janë në radhë të dytë, mbas Juventusit dhe Romës. Derbi ndoshta ka ardhur pak shpejt. Por fakti se kanë skuadra që akoma nuk janë ndërtuar përfundimisht mund të përdoret si justifikim në rast humbjeje..”.

Next Post

Pse shumica e arkave të kursimit kanë formën e derrkucit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In