• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lipi: UEFA të kërkojë falje për kartonin e Ronaldos

by A R
21/09/2018 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-trajneri i Juventusit, Marçelo Lipi, mendon se ka ardhur koha që UEFA të vendosë ndërthurjen e VAR edhe në Ligën e Kampioneve dhe këtë e vërteton më së miri rasti i përjashtimit të Kristiano Ronaldos.

Trajneri i cili tashmë drejton përfaqësuesen e Kinës, argumenton se dalja me të kuq e portugezit është prova konkrete se sa nevojitet një sistem i tillë, pasi ka raste që gjyqtarët marrin vendime absurde.

“I kuqi i Kristiano Roanldos është kontrolluar në detaj nga një lloj VAR-i botëror dhe të gjithë kanë arritur në konkluzionin që për një fërkim të kokës nuk mund të përjashtosh një lojtar vetëm pse një person kishte një halucinacion. Nuk mund të rrezikosh të komprometosh një ndeshje dhe sidomos një kompeticion nga momenti që i kuqi direkt të sjell një pezullim prej dy ndeshjesh.

Tani UEFA duhet të thotë ‘zotërinj, kemi gabuar. Prapa nuk mund të kthehemi pasi Ronaldo është përjashtuar tashmë dhe ndeshja ka mbaruar, por e kemi kuptuar që pezullimi do të ishte absurd ndaj asnjë ndalesë për të dhe do të ndërthurim menjëherë VAR në Champions’”, ishin fjalët e Lipit për të përditshmen “Tuttosport”.

“Po flasim për një kampion i cili para ndeshjes së të mërkurës nuk ishte përjashtuar asnjëherë dhe Kristiano në Champions ka zhvilluar 154 ndeshje. Kundër Valencias nuk bëri asgjë. Me të drejtë, bota e sheh Ronaldon si një yll, por para së gjithash është një djalosh shumë i respektueshëm për shokët e skuadrës. Lotët në stadium e konfirmojnë edhe më shumë”, vijoi ai.

Sipas tij, fitorja e Juventusit pa CR7, e bënte edhe më domethënës suksesin e bardhezinjve dhe pretendimet që ka skuadra italiane në Ligën e Kampioneve, të cilën e ka fituar për herë të fundit pikërisht nën drejtimin e Lipit. “Nuk më ka çuditur prova e madhe që dhuroi Juventusi. Kjo skuadër është e përgatitur për çdo lloj situate. Ajo është favorite për fitoren e Ligës së Kampioneve përkrah Real Madrid, Barcelonës, Bajern Mynih, Mançester Sitit dhe PSG”, deklaroi trajneri.

/b.d

Next Post

Dalin emrat, kush janë prokurorët që marrin në dorë dosjen "Shullazi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

February 22, 2026
Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

February 22, 2026
Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

February 22, 2026
Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

February 22, 2026
Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

February 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, një person transportohet në gjendje të rëndë në spital

February 22, 2026
Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

February 22, 2026
Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In