Krahas punës për dyfishimin e kapacitetit të filtrimit të ujit në Bovillë dhe shtrimit të linjës së dedikuar për Astirin dhe zonën gjithë zonën e Unazës së Re, Bashkia e Tiranës njofton se po vijon punën për përmirësimin e rrjetit të furnizimit me ujë edhe në lagjet e ndryshme të Tiranës.
“UKT po përfundon një tjetër investim të rëndësishëm, kësaj here në Lagjen nr 13 në zonën e Selitës. Kështu falë këtij investimi po bëhet vendosja e një linje krejtësisht të re me materiale të standardeve bashkëkohore, çka do mundësojë më shumë ujë dhe cilësi më të lartë shërbimi për banorët e gjithë banorëve që jetojnë përgjatë Rrugës së Zallit në Selitë” – thotë Bashkia.
Ky është një tjetër investim për banorët e kësaj lagje, pasi më parë Bashkia e Tiranës ka përfunduar edhe rehabilitimin e gjithë infrastrukturës urbane në këtë zonë.
/a.r
