• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Linjë e re autobusi në Tiranë, Veliaj: Mbajtëm premtimin për qytetarët

by A R
22/02/2017 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra banorë të Njësisë Administrative Nr.7, që jetojnë në zonën e ish Fushës së Aviacionit, nuk do u duhet të ecin kilometra në këmbë për të arritur në qendër apo në zona të tjera të Tiranës. Bashkia e Tiranës njofton se ka plotësuar një kërkesë të banorëve të zonës, duke vënë në funksion një linjë të posaçme autobusësh urbanë, e cila do të jetë zgjatim i linjës ekzistuese Materniteti i Ri-Qendër. Itinerari i ri i linjës që kalon përmes Rrugës së Kavajës dhe “21 Dhjetorit” u inspektua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vlerësoi se me shtimin e automjeteve dhe kontrollit të vazhdueshëm, transporti urban në Tiranë ofron shërbim më të mirë.

 Veliaj tha se linja ekzistuese ka pësuar rritje në flotën e automjeteve, duke rritur frekuencën e mbërritjes në stacione.

“Mbajmë një premtim që e kishim bërë për banorët e njësisë 2 dhe 7. Këtu jemi në fund të ish Fushës së Aviacionit, i cili mund të kishte që para rënies së komunizmit që s’kishte parë autobusë. Është risi, kemi sjellë një linjë të re, e cila nga 11 autobusë i ka çuar në 17 mjete, për t’u siguruar që nga periferia afër Depos së Ujit në zonën e “Mihal Gramenos” e Maternitetit të Ri, deri këtu në zonën e ish Fushës së Aviacionit, duke kaluar kryq e tërthor Tiranës, përmes “21 Dhjetorit” dhe Inxhinierisë së Ndërtimit, u shërbejnë mijëra banorëve vetëm me një biletë. Më parë qytetarët duhet të ndërronin dy linja dhe paguanin dy bileta për të njëjtën distancë. Linja është e re dhe do të ketë një frekuencë çdo 10 minuta”, u shpreh kryebashkiaku, duke bërë të ditur se edhe këto automjete do të jenë të pajisura me sistemin GPS.

Linjat “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Qendër – Mihal Grameno -Qendër” që është linjë ekzistente, në segmentin Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit merr zgjatim përtej qendrës, në drejtim të Rrugës së Kavajës dhe në zonën e ish Fushës së Aviacionit. Linjat do të funksionojnë në mënyrë lineare me alternim orari, si dhe ka 17 mjete në inventar, nga 11 që ishin para fillimit të riorganizimit. /b.d

Next Post
Bojkoti parlamentar zbulon arsyet e protestës

Basha me naftëtarët e Ballshit: S'bëj pazare, kërkesa e vetme është qeveri teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In