• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Linjat e reja të urbanëve, reagojnë “Transportet”

by A R
25/07/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Transporteve reagoi në lidhje me grevën e nisur nga linjat e urbanëve ndërqytetas.

MTI tregon gjithë procedurën që është ndjekur gjithë procedura e rregullt dhe se linjat e reja janë shtuar për shkak të nevojës së qytetarëve për të udhëtuar në destinacione të ndryshme dhe si rezultat i faktit se shumë prej operatoreve, që operojnë në linja me destinacione të përcaktuara qartë në licencat përkatëse, në mjaft raste kanë shkelur kushtet e licencës duke ndaluar në stacione të pamiratuara edhe për shkak të mungesës së linjave, vendosi plotësimin e rrjetit dhe oraret përkatëse.

Reagimi

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në kuadër të transparencës me publikun dhe bazuar në udhëzimin nr. 5627, datë 18/11/2016 “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e liçensave dhe çertifikatave për ushtrim të veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtareve brenda vendit”, sqaron si më poshtë:

Pas miratimit të rrjetit për transportin ndërurban, MTI hapi procesin e liçensimit, në Tetor 2016. Ky proces ka qenë tërësisht transparent dhe i hapur dhe janë ftuar të gjithë operatorët e interesuar të aplikojnë, proces i cili ende vazhdon.

Bazuar në udhëzimin e sipërpërmendur dhe në bashkëpunim me operatorët, u vendos një periudhë 6-mujore monitorimi për vlerësimin e funskionimit të rrjetit të miratuar për plotësim dhe përmirësim të mëtejshëm.

Nga Tetori 2016, ka pasur komente, sugjerime dhe kërkesa të shumta nga bashkitë në të 12 qarqet e vendit, komunitete qytetaresh, si edhe nga operatorë të ndryshëm në këtë sektor, të cilat sillnin në vëmendje se një pjesë e territorit mbetej e pambuluar me shërbim dhe se qytetaret në shumë zona duhej të ndërronin disa linja dhe shpenzonin me shumë kohë dhe buxhet, për të arritur në destinacionin e duhur.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, bazuar në udhëzimet e sipërpërmendura dhe pas një vlerësimi të hollësishëm të funksionimit të rrjetit në periudhën 6-mujore, konstatoi se për shkak të nevojës së qytetarëve për të udhëtuar në destinacione të ndryshme dhe si rezultat i faktit se shumë prej operatoreve, që operojnë në linja me destinacione të përcaktuara qartë në licencat përkatëse, në mjaft raste kanë shkelur kushtet e licencës duke ndaluar në stacione të pamiratuara edhe për shkak të mungesës së linjave, vendosi plotësimin e rrjetit dhe oraret përkatëse.

Gjatë kësaj periudhe në MTI kanë ardhur mbi 150 kërkesa për shtim linjash, por janë aprovuar vetëm 90, që nuk kishin mbivendosje dhe ishin territore të pambuluara me shërbim.

Për këtë qëllim grupet e interesit kërkonin plotësimin e rrjetit me linjat e nevojshme dhe përmirësimin e sistemit të orareve.

Përmirësimi I rrjetit ka shtrirje në të gjithë vendin.

Kjo vendimarje është tërësisht e mbështetur në ligj dhe në tagrin e MTI si institucioni përgjegjës për politikat e transportit publik.

MTI, sqaron se plotesimi i rrjetit të linjave do të shoqërohet me atë të licencimit, vetëm pasi operatorët e interesuar të kenë plotesuar dokumentacionin përkatës sipas kërkesave të ligjit dhe të përmbushin kriteret e licensimit.

MTI, gjithashtu fton të gjithë operatorët e transportit ndërqytetas, të vazhdojne aplikimet për liçensim sipas rregullave të përcaktuara për këtë proces dhe të bëhen pjesë e përmirësimit të këtij shërbimi.

MTI, shpreh bindjen se konkurenca rrit cilesinë e sherbimit dhe se mbulimi i të gjithë territorit me shërbimin e transportit ndërqytetas, krijon mundësi për zgjerimin e këtij aktiviteti për të gjithë operatorët që ofrojnë dhe operojnë në këtë fushë.

Gjithashtu, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës kërkon nga të gjithë operatorët e liçensuar, të operojnë bazuar në kushtet dhe kriteret e liçensave, pasi në 6 muajt e parë janë vërejtur shkelje të rregullave që dëmtojnë konkurencën dhe pasagjerët.
MTI, siguron se do të forcojë masat e kontrollit të kushteve teknike dhe cilësisë së shërbimit që asnjë operator, të mos operojë në shkelje të rregullave mbi të cilat është liçensuar.

MTI, do të vazhdojë të punojë ngushtë me autoritetet e qeverisjes vendore edhe për përmiresimin e kushteve të terminaleve të pasagjerevë në cdo bashki, krijimin e një qendre unike të specializuar për kontrollin e operimit të linjave dhe fluksit të pasagjerëve, rritjen e masave të sigurise teknike, si dhe do të fillojë së afërmi projektin e biletimit elektronik.

Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm.

http://www.transporti.gov.al/a…
MTI, vëren me keqardhje se protesta e sotme e disa shoqatave dhe bllokimi i shërbimit prej tyre është shkelje e ligjit dhe kushteve të licensës dhe shërbimit ndaj qytetarëve, duke u shkaktuar atyre dëm.

MTI, i fton të bëhen pjesë e procesit dhe të mos abuzojnë dhe shtrëmbërojnë të vërtetën, pasi shumë prej kërkesave për vlerësimin dhe  plotësimin e rrjetit, kanë ardhur nga vetë pjesëtarë të këtyrë shoqatave.

Next Post
Rriten interesat e bonove të thesarit

Bonot e thesarit, BSH: Interesat u rritën në 2.14%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In