• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Linja “low cost” por çmimet “fluturojnë” në Gusht…

by A R
15/08/2017 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Arratia” e Shqiptarëve drejt destinacioneve jashtë kufijve është një tendencë në rritje vit pas viti.

Disa udhëtojnë për punë, disa tek të afërmit dhe një pjesë e konsiderueshme për turizëm. Por akoma dëshirën për të udhëtuar jashtë po e mbajnë të ndrydhur në një pjesë të mirë çmimet e kripura të biletave. Viteve të fundit ka pasur një tentativë për futjen në treg të linjave low cost në disa destinacione por që duket as këto të fundit nuk i kanë shpëtuar dot sjelljes së simotrave normale të tyre me çmime që nuk reflektojnë aspak një pagesë low-cost, përkundrazi ato luhaten mes çmimeve mestarë dhe në disa raste të larta. Monitor kreu një vëzhgim së fundmi për tre destinacione ku operojnë linja low cost, dhe çmimet e biletave që aplikohen nga secila. Konkretisht destinacionet janë Tiranë-Budapest -Tiranë, Tiranë-Amsterdam-Tiranë, Tiranë-Paris-Tiranë.

Çmimet

Destinacioni i parë është Tiranë-Budapest-Tiranë.

Kompania që operon në këtë destinacion është Wizz Air, një kompani hungareze e njohur për kostot e lira të fluturimit. Në gusht çmimi më i ulët që ofrohet vetëm vajtje për këtë destinaicon është  në datë 31 gusht me një vlerë prej 109.99 euro.

Menjëherë pas mbylljes së gushtit me ardhjen zyrtare të vjeshtës duket se kemi edhe një ulje të çmimeve që në 5 shtator prekin nivelin e 89.99 euro për të vijuar me një rënie të mëtejshme në tetor kur në datë 10 shtator arrijnë deri në 29.99 euro.

Për kahun e kundërt të udhëtimit pra nga Budapesti drejt Tiranës çmimet duket se janë më ekonomike. Në gusht ato mund të arrihen minimalisht me një çmim 24.99 euro në 29 gusht ndërkohe që në shtator ato prekin një nivel tjetër minimal prej 19.99 euro për person.

Tiranë-Amsterdam-Tiranë është linja e dytë që operohet nga kompania Transavia. Nga Tirana një biletë përgjatë gjithë gushtit është në limitet e 319 euro vetëm vajtje ndërkohe që në fillim të shtatorit dhe konkretisht në datë 4 çmimi ulet në 196 euro.

Në fund të shtatorit çmimi më i ulët arrin në 62 euro. Edhe në këtë rast kthimi është më ekonomik pasi nga Amsterdami në Tiranë mund të udhëtosh me një biletë që kushton maksimalisht 54 euro në ditët e mbetura të gushtit por që në data të caktuara mund ta rezervosh edhe me 34 euro. I njëjti trend çmimesh ruhet edhe gjatë shtatorit dhe tetorit.

Transavia është e njëjta linjë që operon edhe në destinacionin Tiranë- Paris-Tiranë ku nisja bëhet nga Tirana International ndërkohë që në Paris avioni ulet në aeroportin e Orlit. Në gusht që të udhëtosh drejt Parisit të duhen të paktën 350 euro në vajtje ndërkohe që ka dhe opsione më të lira si me 220 euro në 22 gusht.

Në shtator çmimet fillojnë të ulen në kufijtë e 220 eurove dhe 180 eurove për të njëjtin fluturim për të kapur një nivel minimal prej 56 eurosh në 3 tetor 2017. Nga ana tjetër kthimi nga Parisi në Tiranë gjatë këtyre ditëve kushton nga 212 euro në 57 euro në 24 gusht. Në shtator dhe tetor çmimet luhaten maksimalisht në 57-66 euro.

Krahasimi me rajonin

Wizz Air e cila operon edhe  në vendet fqinje duket se mban orientimin e saj low cost në tarifat që aplikon. Konkretisht nëse do të udhëtoni nga Shkupi drejt Budapestit nga data 16 gusht dhe do të ktheheni në 20 gusht çmimi total i vajtje-ardhje kushton vetëm 71.52 euro. Në Shqipëri vajtje-ardhje është jo më pak se 130 euro.

Nga Podgorica me të njëjtën linjë mund të gjesh edhe bileta me çmimin 64.99 euro për në Budapest konkretisht në 16 gusht ndërkohë që në kthim çmimi minimal është 89.99 euro. Krahasuar me Maqedoninë, Shqipëria shfaqet më e shtrenjtë kurse në raport me Malin e Zi niveli i çmimeve mbetet pak a shumë i njëjtë.

Fluturimi Tiranë-Paris-Tiranë, gusht 2017

/Monitor/

Next Post
Detajet/ Si u vra bossi shqiptar i prostitucionit në Evropë

Detajet/ Si u vra bossi shqiptar i prostitucionit në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In