• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Linja e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri mbahet peng prej dy vitesh nga Serbia

by Java News
28/05/2018 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dy vjet që është inauguruar linja e interkonjeksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ende mbetet jofunksionale për shkak të bllokimit të lëshimit në qarkullim nga ana e Serbisë, thonë zyrtarët në Qeverinë e Kosovës.

Kjo linjë, ishte shpallur e përfunduar, inauguruar dhe testuar në qershor të vitit 2016. Linja e interkonjeksionit 400 kilovatësh mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka një shtrirje në një gjatësi totale prej 241.1 kilometrave, nga të cilat 151.1 kilometra shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 kilometra në territorin e Kosovës dhe ka kushtuar 75.5 milionë euro.

Mbi 33 milionë euro u financuan nga Kosova, ndërsa 42 milionë të tjera nga Shqipëria.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, thotë se trysnia e Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e këtij problemi është rritur shumë.

Por, Beogradi zyrtar, sipas tij, po pengon zhbllokimin e linjës, duke insistuar që marrëveshja energjetike të ngritët në bisedimet Prishtinë – Beograd, që po zhvillohen në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Kjo punë ka marrë një hov më të madh, jemi shumë më dinamik. Tashmë kemi edhe një negociator gjerman, ish ministrin e ambientit të Gjermanisë, Klaus Toepfe, i cili po na ndihmon në zgjidhjen e problemit, në mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Jemi në diskutime e sipër. Në takimin e fundit që kemi qenë se bashku jemi pajtuar që të shikojmë edhe në një takim në nivel politik në Berlin, në mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e ish ministrit gjerman për të shikuar zgjidhjen e problemit në mënyrë sa më të shpejtë”, ka thënë Lluka për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se në këtë drejtim po mungon një angazhim më serioz i Qeverisë së Kosovës, por që edhe Bashkimi Evropian, sipas saj, nuk po bën presion sa duhet ndaj Serbisë.

Tani kur Kosova e ka filluar procesin drejtë zbatimit marrëveshjes së Asociacionit, shprehet ajo, është koha që edhe Serbia të zbatojë marrëveshjen energjetike, por edhe marrëveshjet tjera të arritura të cilat nuk po zbaton.

“Atëherë në një mënyrë Bashkimi Evropian nuk është një ndërmjetësues i cili po përcjell agjendën kohore dhe obligimet e të dyja e palëve”.

“Pastaj, Qeveria e Kosovës duhet të jetë më e zëshme, unë nuk po e shoh se është e zëshme. Kjo qeveri vetëm një herë ka mbajtur takim teknik në Bruksel dhe në atë ka dështuar. Pra, nuk po shoh angazhime serioze në këtë drejtim nga ana e Qeverisë sonë”, thotë Tahiri.

Ajo tha po ashtu se Beogradi po zvarritë zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Prishtinën, duke u munduar që ato t’i bartë për fazën finale të bisedimeve.

Ndryshe, nga moszbatimi i marrëveshjes për energjinë, të nënshkruar në vitin 2013 ndërmjet përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, shteti i Kosovës humb rreth 25 milionë euro në vit, thotë në anën tjetër, ministri Lluka, duke përfshirë këtu edhe bllokimin e linjës energjetike Kosovë- Shqipëri.

“Rreth 10 milionë euro nga inkasimi i tarifave të transmisionit, që energjia kalon transit përmes Kosovës, kurse Serbia i inkason mjetet në emër të Kosovës. Kemi deri 11 milion euro që qytetarët e veriut nuk e paguajnë energjinë e shpenzuar, 2 milion euro humbin për shkak mos të aktivizimit të linjës dhe po ashtu rreth 2 milion euro që paguhen për kthimin e kredisë që është bërë investimi në rrjet”, tha Lluka.

Linja e interkonjesionit Kosovë – Shqipëri është bllokuar për shkak të mos zbatimit të marrëveshjes energjetike në mes Prishtinës dhe Beogradit, që është arritur në Bruksel.

Në bazë të kësaj marrëveshje kusht për Serbinë është edhe regjistrimi i një kompanie të re serbe, sipas kornizës ligjore të Kosovës, e cila do të furnizojë më energji konsumatorët në katër komunat veriore më shumicë serbe.

Autoritetet kompetente të Kosovës kanë plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet për regjistrimin e kësaj kompanie, por që Serbia nuk po e bën një veprim të tillë. /rel/

a.ç

Next Post
Itali, shqiptari vret me thikë gruan në sy të djalit 17-vjeçar

Itali, shqiptari vret me thikë gruan në sy të djalit 17-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

January 30, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Dita e sotme me reshje shiu në të gjithë territorin, borë në verilindje dhe juglindje të vendit

January 30, 2026
Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In