Gary Lineker është tallur me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.
Sulmuesi francez, Karim Benzema kishte një natë të vështirë, pasi dështoi të shënonte në disa raste ndaj Tottenhamit, edhe pse porta ishte edhe e zbrazët.
Kjo ka bërë që legjenda angleze Gary Lineker të tallet me francezin, duke thënë se ai është i mbivlerësuar dhe vetëm një sulmues i mirë, por jo i madh.
“A jam unë apo Benzema është një fëmijë i mbivlerësuar. Një gol në çdo ndeshje me një skuadër të fortë si Real Madrid nuk është asgjë speciale. I mirë jo i madh”, ka shkruar Lineker në Tëitter, përgatiti ”Express”. (b.an)