Lindsay Lohan e ka pranuar faktin se nuk është më e re. Këngëtarja dhe aktorja kontradiktore poston një foto në Instagram, për të treguar se si trupi i saj po ndryshon me kalimin e kohës.
LiLo, 30 vjeç, shkruan se ndihet aq sa vjeç është në të vërtetë. Ajo thotë se pjesa e sipërme e trupit të saj po e ndien peshën e gravitetit dhe aludon se sheh rrudha.
Megjithatë, duket se ruan mentalitet pozitiv, teksa përdor hashtag-ët #age” (mosha), #numbers (numrat) dhe #foreveryoung (përherë e re).
ibt/d.i.