E sotmja është ditë feste për Arbana Osmanin, e cila ka sjellë në jetë fëmijë e saj të dytë. Moderatorja e njohur ka lindur sot djalin e saj, që e ka pagëzuar me emrin Dielli.
Lajmin e bukur e ka ndarë me të gjithë partneri i Arbanës, regjisori i njohur Eduart Grishaj. Ai ka publikuar një foto me vogëlushin e sapoardhur në jetë.
“Lindi Dielli”, shkruan Grishaj, ndërsa ka zbuluar edhe emrin e të porsalindurit. Kujtojmë se Arbana Osmani ka një djalë me emrin Jon nga martesa e saj e parë.
g.kosovari