Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj tha se zvarritjet procedurale që po bëhen nga organet e drejtësisë franceze në rastin e Haradinajt, janë tërësisht të panevojshme dhe të padrejta.
“Zvarritjet procedurale që po bëhen nga organet e drejtësisë franceze në rastin e Haradinaj janë tërësisht të panevojshme dhe plotësisht të padrejta. Pres që më në fund qeveria e Kosovës ta marr seriozisht këtë çështje dhe të kërkoj nga autoritetet franceze që organet e tyre të drejtësisë të përshpejtojnë këto procedura, në mënyrë që Haradinajt t’i mundësohet kthimi sa më i shpejt në vendin e tij”, shkruan Limaj në Facebook./b.d










