Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në emisionin “Dialog plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje mbeti vetë, për faktin se LDK nuk ia dha postin e kryeministrit.“Askush nuk mund ta marrë ekskluzivitetin e ndryshimit në Kosovë.
Edhe ata deshën të shkuan në LDK, por kjo e fundit nuk i pranoi”, tha Limaj, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, ka pasur edhe draft marrëveshje ndërmjet Vetëvendosjes e LDK-së.Limaj tha se atë që nuk ia dha Vetëvendosje Ramush Haradinajt, ia dha PDK. (b.an)










