Fatmir Limaj shprehet i sigurt se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ai bën të ditur se protesta e radhes e opozitës do të jetë në përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, ndërsa thotë se do të ndihej krenar nëse Murat Jashari do të zgjidhej president i ri i vendit.
Me Kosovën nuk do të mund të qeverisnin poltikanët që e kanë shkelur Kushtetutën. Prandaj, tashmë gjithçka është e qartë dhe e sigurt se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” lideri i partisë opozitare “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, duke bërë të ditur se protesta e radhës e partive opozitare do të jetë më 17 shkurt.









