Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj u shpreh se taksa për produktet serbe duhet të negociohet, pasi ky vendim politik e ka arritur qëllimin e tij. Ai kritikoi kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj se ka shkuar përtej vendimit të përbashkët fillestar për vendosjen e taksës.
“Ka ardhur një moment kur vendimet politike si vendosja e taksës i ka shkund zyrtarët serb, e kanë parë që ne e kemi shumë seriozisht dhe ndoshta këto kanë qenë sinjale nga Serbia që janë të gatshëm të fillojnë e ta respektojnë këtë shtet. Vendimet politike nuk janë të përjetshme, ka arrit efektin e vet, nëse ka arritur në stazën ku keni dashur të shkoni atëherë duhet të ulesh e t’i diskutosh.
Natyrisht rrugës e sipër kryeministri ka shkuar një hap më tutje. Ka ec më tej qëndrimit të përbashkët. E ka dërguar taksën deri te njohja. Të gjithë do të donim ashtu, por realisht e dimë të gjithë që herët a vonë do duhet të kemi një dialog me Serbinë. Me negociata arrihet njohja jo mes takes. Platforma garanton dialogun jo taksa, me taken Serbia nuk na njeh kurrë”, shpreh Limaj në KTV.
g.kosovari