• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liljana Çefa, mësuesja e dy brezave të piktorëve që vijon t’u japë jetë telajove të bardha

by Java News
27/05/2024 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka vite që punon me pasion në artin e pikturës, nga “duart” e saj si pedagoge e pikturës kanë dalë breza të tërë piktorësh të njohur shkodranë. Dhe tani, edhe pse në moshën 84-vjeçare, piktorja Liljana Çefa vijon të mos ndahet nga penelatat.
Përballë piktorit Helidon Haliti në “Mes dy botëve” në RTSH, Liliana Çefa shprehet se forca e saj ka qenë dhe familja, e veçanërisht bashkëshorti i saj që e mbështeti deri në fund.

“Unë dhe Valentina Balli jemi vajzat e para të Akademisë së Arteve, Vajzat e para që kemi dalë. Ni ndihemi të plotësuara. Unë kam pasur një fat të madh sepse më ka ndihmuar shumë burri, shumë punë shtëpie, shumë me fëmijët, më ka dhënë forcë për pikturë. Në momentin e vdekjes, kemi qenë unë dhe Andi (djali), aty afër më kapi dorën dhe ma puthi vetëm prej pikturave që kam bërë. Më pati dhënë emocion të fortë që nuk e harroj një gjë të tillë”, thotë ajo.

Një emër i bukur i artit – Liliana Çefa (Hila) shprehet se artistët aso kohe kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me njëri-tjetrin, duke ndihmuar dhe sugjeruar për të pssur vepra më cilësore. “Kemi qenë shumë të mire, shkonim tek njëri-tjetrit, shikonim njëri-tjetrin, jepnin mendime, ishin shumë të sinqerta raportet.

Periudha më e bukur ka qenë e Liceut Artistik. Kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Që kur mbarova shkollën e lartë, nuk kam qëndruar asnjë vit pa marrë pjesë në ekspozita. Njëherë kam qenë në Tiranë që kam marrë pjesë, kam marrë dhe dy ccmime. Njëra me një partizane e strehuar në shtëpi duke mësuar fëmijët si të shkruajnë dhe një fëmijë ngjitet me tabaka me fruta. Të varur në atë traun, pushka, xhaketa. Janë në Galerinë e Arteve, por janë nëpër fonde sepse politika ka bërë punën e vet. Por nuk duhet. Nëse ka gabuar, nuk ka qenë i mirë Enver Hoxha, por shumë partizanë kanë qenë të mirë dhe janë nisur për të çliruar vendin. Ajo partizane që kam pikturuar unë, ajo do ketë qenë e mire”, thotë me plot pozitivitet artistja shkodrane.

Liljana Çefa është fituese e disa çmimeve brenda dhe jashtë vendit. Ndër to mund të veçohen çmimi i parë i fituar në vitin 1997 në konkursin e pikturës të revistes “Pediatria” në Romë të Italisë, në 2007, Medalja e Argjendë Internacionale në konkursin e 37-të të Akademisë Europiane të Artit në Belgjikë etj. Për vlerat e saj si piktore, por edhe si pedagoge e pikturës, piktorja Liljana Çefa është nderuar në vitin 2000 me titullin “Krenaria e Qytetit” nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, ndërkohë që më parë ka marrë edhe titullin “Naim Frasheri”./m.j

Next Post
‘Euro 2024’/ Sylvinho la jashtë Uzunin, reagimi vjen nga Granada: Gjithmonë për Myrton

'Euro 2024'/ Sylvinho la jashtë Uzunin, reagimi vjen nga Granada: Gjithmonë për Myrton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In