• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lila: Humbja me Francën, çështje fati… me Rumaninë do jetë ndeshja jonë!

by Java News
17/06/2016 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi shqiptar po vijon përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Rumaninë, ku të gjithë shpresojmë që të dalim me një fitore. Kuqezinjtë shpresojnë gjithashtu që kjo ndeshje të mos jetë e fundit në këtë Europian, por tani, gjithçka varet nga rezultati edhe i ndeshjeve të tjera që janë duke u luajtur në fazën e grupeve.

Andi Lila dhe Bekim Balaj folën në konferencën e kësaj të premteje edhe për ndeshjen e Shqipërisë me Francën. Lila e cilësoi çështje fati humbjen, ndërsa premtoi se përballja me Rumaninë do të jetë e jashtëzakonshme.

“Skuadra ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Francës, duke e ditur të gjithë se ‘gjelat’ janë organizatorë të turneut. Rezultati nuk ishte ai që ne meritonim, por në futboll nevojitet edhe fati në krahun tënd”, tha Andi Lila, futbollist i kombëtares kuqezi.

“Ndeshjen e fundit menduam që zëvendësimi i fundit të mund të isha unë, por për shkak të dëmtimit të Ajetit planet ndryshuan. Kemi edhe një ndeshje në grup dhe shpresoj që të kem edhe unë minutat e mia”, tha nga ana e tij sulmuesi Bekim Balaj.

“Ne kemi një ëndërr tonën për të vazhduar përpara, për të qëndruar sa më gjatë këtu në Francë dhe për të lënë gjurmë. Unë kam shumë besim se Shqipëria do të lërë gjurmë në këtë Europian. Për Rumaninë kemi shumë respekt, por do të thoja se kjo është ndeshja jonë”, shtoi më tej Lila.

“Ndeshja me Rumaninë është mundësia jonë e fundit për të pretenduar kalimin më tej, ndaj dhe do të japim gjithçka. Ndoshta deri diku do të na duhet edhe pak fat, pasi dihet që kualifikimi nuk është vetëm në duart tona. Duhet të presim edhe rezultatet e grupeve të tjera”, deklaroi autori i golit të vetëm ndaj Portugalisë në takimin e parë të kualifikueseve për këtë Europian të Francës.TCH/a.k

Next Post

BILD: Lajm i mirë për fansat e tifozeve shqiptare, brunia seksi "single"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In