Gjykata e Korçës ka lënë në burg 42-vjeçarin Agim Çaçi, i cili së bashku me dy persona të tjerë grabitën kambistin Shefqet Muço.
Në kërkim mbeten edhe dy persona të tjerë, por deri më tani i arrestuari ka refuzuar të tregojë emrat.
Mbetet ende e paqartë se ku përfundoi shuma prej 4 milionë Lekë të reja, pasi nga pamjet duket se autorët nuk arritën ta nxirrnin çantën nga bagazhi i makinës së kambistit, por lekët nuk u gjetën më nga familja.
/a.r