Shtetasi serb i cili u arrestua ditën e djeshme me dy dronë në pikën kufitare të Qafë-Thanës është lënë i lirë nga policia.
Mësohet se shtetasi serb, emri i të cilit nuk bëhet me dije, po udhëtonte së bashku me dy shtetas të tjerë serbë. Ai ka deklaruar se këto dronë janë porositur nga një kompani në Tiranë. Pasi janë kryer procedurat e deklarimit, serbi është lejuar të vazhdojë udhëtimin.
Ngjarja vjen vetëm 3 javë para ndeshjes së Kombëtares shqiptare me atë serbe, e përfolur për shkak të incidentit të ndodhur në ndeshjen e parë në Beograd, ku shqiptari Ballist Morina ngriti me një dron flamurin me mbishkrimin “Autochthonous”, mbi stadiumin e Beogradit.