• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ligji i Vetingut/ Tani sytë janë mbi Gjykatën Kushtetuese

by S M
12/12/2016 15:25
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është një moment i lumtur për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Sidomos kur ke dërguar një ligj në Komisionin e Venecias me shpresën që ta bllokosh dhe ke marrë prej andej jo vetëm përgjigjen që ligji është në rregull, por edhe që ti, anëtari i Kushtetueses, duhet të jesh subjekt i vetë ligjit.

Përgjigja e shumëpritur për Vetingun shqiptar erdhi nga Venecia dhe lajmet e shumta që parashihnin aprovimin e tij nga Komsioni i Venecias dolën të vërteta. Tashmë topi kalon ekskluzivisht në fushën e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të marrë vendimin për heqjen e pezullimit mbi ligjin e Vetingut, pas “këshillës miqësore” të Venecias. Njëherësh kjo gjykatë ka barrën që t’i japë verë vizën edhe padive të ndryshme që kanë ngritur për Vetingun gjyqtarët dhe opozita. Përgjigja nga Venecia nuk le më shteg për oponencë ndaj ligjit.

Mund të supozohet se një kapak i rëndë është vendosur me përgjigjen nga Venecia, mbi planet për ta vonuar edhe më zbatimin e reformës në drejtësi. Presioni i shtuar ndërkombëtar, deklaratat e hapura nga Brukseli, të cilat kushtëzojnë integrimin e vendit me shbllokimin e reformës, si dhe përgjigja e fundit autoritare e ekspertëve të Komisionit të Venecias, duken si një verdikt i paapelueshëm për fillimin e zbatimit të reformës.

Në fakt ky është një verdikt që ecën paralelisht në dy korsi: në atë politike e diplomatike, si dhe në korsinë juridike. Paketa kushtetuese e reformës në drejtësi ka sot një vullnet të qartë politik të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë faktorit relevant ndërkombëtar, të mbështetur nga një asistencë shumëplanëshe juridike shqiptare dhe e huaj, e cila i gjen me vend dhe konform Kushtetutës shqiptare, kriteret dhe pjesët përbërëse të reformës.

Në këto kushte, opozitës dhe një pjese të sistemit të drejtësisë që do të donin të pengonin vënien në lëvizje të aparatit të ri të reformës, u mbetet pak ose aspak hapësirë për të vijuar me veprime obstruksioniste. Pas rënies edhe të debatit qesharak mbi përkthimin e Vetingut, është e paqartë se cilat mund të levizjet e mëtejshme të politikës, të cilat mund të përpiqen të sugjestionojnë edhe për ca kohë gjykatën kushtetuese. Një organ i lartë i këtij shteti mbi të cilin janë drejtuar sot sytë dhe vëmendja e opinionit publik shqiptar, për vendimin që do të marrë pas përgjigjes nga Venecia.

Skënder Minxhozi

 

Next Post
Babai i Marsela Toshit: Nuk dua ta shoh me sy, është fajtore për vdekjen e dy fëmijëve

"Fëmijët i vranë ata që shoqëronin time bijë, ajo të kalbet në burg", flet nëna e Marselës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In