• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ligji special do futet në fuqi shumë shpejt”, Rama i vendosur në luftën kundër KÇK-së pas takimit me Merkel

by Java News
27/01/2020 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në një video-mesazh nga Berlini pas takimit me Angela Merkel u shpreh se mori miratimin e kancelares për miratimin e ligjit special kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së. “Ajo u shpreh shumë pozitivisht për ligjin special kundër krimit të organizuar dhe amendamentet speciale anti KCK që do të hyjnë në fuqi ditët e ardhshme pas konsultimeve përfundimtare me ekspertët ndërkombëtarë” tha Rama.

Sa i përket konferencës së donatorëve, Rama tha se mori disa këshilla nga Merkel dhe që i garantoi mbështetje shtesë edhe pas 17 shkurtit. Mbështetjen për integrimin nga Gjermania, Rama e ritheksoi me shpresën për hapjen e negociatave në mars.

Një tjetër pikë e rëndëishme e diskutimit, që kryeministri ngriti gjatë takimit ishte edhe njohja e patentave shqiptare në Gjermani, për të cilën në shkurt do të vijë në Tiranë një grup nga ministria e Infrastrukturës gjermane për të bërë vlerësimet përkastëse.

“Temën e integrimit në funksion të çeljes së negociatave, apo temën e preferuar të bashkëpunimit rajonal, takimi ishte shumë domethënës. E para sepse me rindërtimin kancelarja u shpreh se Gjermania do të marrë përsipër pjesën që i takon qoftë për konferencën e donatorëve apo më tutje, pasi e dinë se konferenca do të ndihmojë, por nuk do të përmbushë të tërë nevojën, pasi kjo nuk është as objektivisht e mundur. Por jo vetëm kaq, Merkel u informua për të gjitha kontaktet e mia me vendet e tjera, më dha disa këshilla shumë të vlefshme dhe u angazhua për të bërë të sajën që konferenca të jetë një sukses. Duke qenë një person shumë i dhënë si askush që kam njohur, ndaj shifrave, mori cdo detaj mbi planin e financimit të brendshëm dhe dëgjoi idetë që ne po përpunojmë gjatë kësaj kohe për t’i lancuar si masa shtesë financimi pas 17 Shkurtit.

U shpreh pozitive për idetë dhe na dha sugjerime të dobishme duka na ofruar ndihmë teknike për strukturimin. Lidhur me integrimin, Merkel jo vetëm e rikonfirmoi pozicionin e fundvitit të shkuar, por më konfirmoi se Gjermania do të përpiqet për hapjen e negociatave në Mars, që e dëgjuat, e tha edhe në konferencë. Ajo shpjegoi se nuk është e pamundur, por nuk mund të konsiderohet dicka e lehtë, derisa debati për metodologjinë nuk ka përfunduar dhe duhet punuar deri në ditën e fundit për të mos ulur ritmin e punës me reformat dhe për të vijuar me reformat. Pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit dhe krijimi i SPAK-ut për kancelaren janë rezultate kuptimplota që japin shpresë. Ajo u shpreh shumë pozitivisht për ligjin special kundër krimit të organizuar dhe amendamentet speciale anti KCK që do të hyjnë në fuqi ditët e ardhshme pas konsultimeve përfundimtare me ekspertët ndërkombëtarë.

Lidhur me temën e rajonit, Merkel mbështeti nismën për shengenin rajonal dhe u interesua në detaje për ecurinë dhe kundërshtitë duke iu referuar hapave të fundit Kosovë-Serbi për linjën ajrore dhe hekurudhore ishim në një mendje që duhet t;u shërbejnë të gjithëve që fryma e procesit të Berlinit. BE-ja dhe KE-ja do të mbështesin edhe konkretisht nga pikëpamja financiare këtë bashkëpunim rajonal cka e dëgjuam edhe nga presidenti i Këshillit Europian. Dhe së fundmi, që shumë miq më kërkon të ngre cështjene njohjes së patentave në Gjermani, dua t’u jap lajmin e mirë se në shkurt vjen në Tiranë një ekipi i Ministrisë së Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për këtë proces dhe kërkesë. Kjo është një kërkesë e kahershme, e kemi bërë prej kohësh, por duke qenë se mikun në Berlin e kemi më të fortë se kurrë dhe unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundi. U përshëndes dhe askush asnjëherë nuk do të jetë vetëm në hallin e tij duke nisur edhe ata ndër ne, të hallit të kthimit në shtëpi pas tërmetit”, deklaroi Rama. /e.s/

Next Post
Pengmarrja në Kamëz/ Arrestohet nga RENEA një person, një tjetër shpallet në kërkim

Pengmarrja në Kamëz/ Arrestohet nga RENEA një person, një tjetër shpallet në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In