• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji, si “llastik”

by Artur Ajazi
22/02/2024 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ligji në vetvete, është një sistem rregullash dhe normash shoqërore që njerëzit duhet të ndjekin në një grupim shoqëror. Ligjet vendosen dhe zbatohen nga institucionet dhe organet ligjore përkatëse të shoqërisë.Ligji është marrëveshje e përcaktuar me disa fjale nga një “bashkësi njerëzish”. Ligjit i nënshtrohen të gjithë pjesëmarrësit që indirekt kanë marre pjese në formulimin e tij. Në botën demokratike, kryesisht atë perëndimore, ligji ka një kuptim rëndësor të veçantë, pasi ai konsiderohet si një “rregull sjelljeje që është pranuar dhe zbatohet nga të gjithë”. Ligji në vetvete, është institucion, dhe ndryshimin e tij mund ta bëjnë me kalimin e kohës vetëm  specialistët e fushës juridike. Por çfarë ka ndodhur në Shqipëri , si ka qenë eksperienca e para 1992, e pas 1992, dhe në vazhdim ? Tek ne ligji ka qenë pjesë e ndryshimeve, sa herë ka patur luhatje politike. Eshtë përdorur si mjet mohimi, kundërshimi, dhe trysnie kur duhej të penalizohej një ose disa kundërshtarë politikë. Ligji “hapej dhe mbyllej” në varësi të kushteve kohore. Në sistemin totalitar, ligji ishte krejtësisht në shërbim të nomenklaturës drejtuese. Dhe vetë Kodi Penal dhe Kushtetuta e Shqipërisë, ishin hartuar mbi baza të forta politike, duke krijuar bazë të fortë juridike për funksionimin e shtetit të asaj kohe, ku të drejtat  dhe liritë e njeriut, nuk kishin pothuajse 2-3 kapituj të veçantë. Viti 1992, e gjeti Shqipërinë me sistem të ri politik. U flak tutje Kushtetuta dhe Kodi Penal i asaj kohe, dhe u propogandua me të madhe “krijimi i ligjeve të reja demokratike”. U kopjuan kode penale të ndryshme, nga ai gjerman, francez, italian, amerikan, anglez, e suedez, por kurrë nuk u arrit të krijohej një bashkësi ligjesh të pakontrolluara nga politika. Ishte pikerisht politika, që kontrollonte  dhe ndryshonte në detaje, ligjet, sistemin e drejtësisë, jepte porosi dhe urdhëra për arrestime, lirime, dënime, shtetëzime, gllabërime, të gjitha të “bazuara në ligje”. Ligji ishte si “llastiku”. Hapej dhe mbyllej  gjithmonë kur fliste politika. Periudha më e errët e Shqipërisë  postkomuniste, ishte ajo e 1992-1997. Qeveriste Partia Demokratike, dhe ligji nuk kishte asnjë vlerë juridike, veçse politike. Dënohej kundershtari politik, dënohej kush ofendonte presidentin, kryeministrin, ministrin, kryetarin e partisë-shtet, dënoheshe kur botoje një shkrim në gazetë ku denoncoje vjedhjet  qeveritare, krimin, trafikun, korrupsionin, mbylleshin seli gazetash dhe seli partish. Drejtësia ishte kapur nga politika, e cila shpiku “Plepat” për të trajnuar dhe nxjerrë “prokurorët dhe gjyqtarët e demokracisë”. Ligji ishte përdhosur, kurse vendimet gjyqsore merreshin nga selia e partisë-shtet. Situata në të cilën ndodhej fusha e zbatimit të ligjit në Shqipëri, ishte në vëmëndjen e vazhdueshme të KiE-së, OSBE-së, BE-së dhe DASH-it. Alarmi binte gjithsesi në veshin e shurdhër të ish-kreut të qeverisë dhe ish-presidentit të asaj kohe. Ndryshimi mentalitetit duhej të niste nga reforma rradikale në sistemin e drejtësisë. Mbi 417 prokurorë dhe gjyqtarë “Plepash”, duheshin larguar nga sistemi drejtësisë, pasi ishin fajtorë për mbi 48 mijë vendime të padrejta dhe të paligjshme të marra në vite ndaj qytetarëve. Kostua ishte e paimagjinueshme. Ishin dëmtuar ish-pronarët, ishin shitur dhe ishin blerë  pasuritë publike, ishin shitur dhe kishin mbushur xhepat me miliona dollarë nga pronat e ushtrisë, hekurudhës, porteve detare, minierave, naftës, gazit, etj, etj, me vendime të paligjshme të gjykatave tona politike. Por, “llastiku po këputej”.. Edi Rama , pikërisht erdhi në pushtet me një drejtësi të tillë, me ligje të tilla të pazbatueshme, por me vendimin për të ndryshuar gjithçka. Nuk mund të hidhje hapin e duhur drejt progresit dhe integrimit, kur para teje shtrihej “moçali dhe këneta” e qelbur, që ligjin e kishin bërë pis me kohë. Dhe është arritur diçka ? Po, është arritur shumë.Mjafton të themi  se, po hetohen dhe dënohen të “pandëshkueshmit”, kusarët dhe barbarët e tranzicionit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Next Post
Dorëzoi kallzimin penal/ U lirua nga burgu, avokati serb padit Radoiçiçin për terrorizëm në Kosovë

Akuzohet për sulmin në Banjskë, shpallet në kërkim nga Interpoli, Milan Radoiçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In