• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri për financat vendore pritet të miratohet në qeveri,

by Java News
15/02/2017 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Konsultativ i Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore, i ngritur në janar të këtij viti zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë. Këshilli Konsultativ i cili bashkëdrejtohet nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës në cilësinë e tij si Kryetar i Shoqatës për Autonomi Vendore, z.Erion Veliaj diskutoi gjerësisht mbi projektligjin e ri për Financat Vendore, që përbën një nga ligjet më të rëndësishme për funksionimin dhe vazhdimësinë e reformës administrative-territoriale.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z.Bledi Çuçi ndërsa vlerësoi rolin e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendore dhe Vetëqeverisjes Vendore si një instrument kyç në dialogun me qeverisjen vendore, nënvizoi se ligji i ri për financat vendore do të reflektojë të gjitha propozimet dhe sugjerimet e Bashkive .
“Pa diskutim që ka vërejtje, prandaj është tryeza e dialogut, ata kanë këndvështrimin e tyre, qeveria ka detyrimin e saj në lidhje më gjithë sistemin makro-ekonomik dhe të gjitha këto pikëpamje hidhen në tavolinë, diskutohen, ezaurohen, marrin qendrimet përkatëse dhe në fund miratohen. E rëndësishme është që çdo gjë që ka secili nga aktorët pjesëtarë, qoftë të qeverisjes qendrore, qoftë të qeverisjes vendore të diskutohet në një dialog kontruktiv dhe kjo tryezë, Këshilli Konsultativ e mundëson më së miri këtë gjë”, u shpreh Ministri Çuçi.

Çuçi u shpreh gjithashtu se ligji i ri për financat vendore pritet të miratohet brenda kësaj legjislature. “Ligji i ri për financat vendore do i nënshtrohet diskutimeve, do e miratojmë në qeveri, qeveria e dërgon në Parlament dhe shpresojmë që brenda këtij sesioni Parlamentar ta miratojmë”, u shpreh ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës njëherësh kryetar i Shoqatës për Autonomi Vendore, Erion Veliaj deklaroi se me reformën administrative-territoriale, Bashkitë kanë marrë edhe më shumë kompetenca. Sipas tij, është e rëndësishme tashmë dhe rishikimi i mënyrës së financimit të këtyre njësive vendore duke pasur një ligj shumë herë më fleksibël. Veliaj tha se tashmë duhet të azhurnohet edhe sistemi i operimit financiar të bashkive. “Sigurisht po hymë në një terren të panjohur, pas reformës territoriale bashkitë janë bërë jashtëzakonisht të mëdha, kanë marrë shumë kompetenca, por është shumë e rëndësishme që bashkë me kompetencat të marri dhe mënyrën sesi zgjidhen problemet. Ne kemi bërë disa propozime konkrete. Së pari, është shumë e rëndësishme që të konsiderohet pak vlera e grantit. Qeveria aktuale është treguar jashtëzakonisht bujare me bashkitë dhe ka e pasur prioritet këtë reformë, por unë besoj që në afatgjatë nuk mbetet vetëm tek vullneti i qeverisë, por kjo duhet lidhur si 1% e produktit të brendshëm bruto”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë e cilësoi si tepër të rëndësishme këtë formulë, që pavarësisht nëse janë të majta apo të djathta, të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët.
Gjatë mbedhjes së parë, Këshilli Konsultativ miratoi edhe rregulloren e këtij organizmi sikurse diskutoi edhe mbi çështje që lidhen me mjedisin.
Këshilli Konsultativ u ngrit pas një vendimi të Këshillit të Ministrave të miratuar në 21 dhjetor 2016, dhe është gjithashtu një zbatim i drejtpërdrejtë i Kartës Evropiane për Vetë-Qeverisje Vendore .

ma.me

Next Post
Albin Kurti: Tirana zyrtare të bëjë kujdes me Vuçiç, ai është armiku i përbetuar i shqiptarëve

Albin Kurti: Tirana zyrtare të bëjë kujdes me Vuçiç, ai është armiku i përbetuar i shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In