• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIGJI I PRONAVE/ Venecia rrëzon pretendimet e Presidentit Nishani: Ligji është ‘OK’

by Java News
17/10/2016 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti, Bujar Nishani dhe PD kanë marrë një goditje të fortë sa i përket pretendimeve të tyre, lidhur me Ligjin e Pronave. Kreu i shtetit duke i bërë jehonë pretendimeve të PD-së e ankimoi ligjin në fjalë në Gjykatën Kushtetuese, duke rrezikuar seriozisht që të fuste vendin në një siprale të fortë krize jo vetëm me pasoja në raportet brenda vendit, por edhe në planin ekonomik. Edhe PD-ja në unison me kreun e shtetit e çoi ligjin mnë Gjykatën Kushtetuese, duke dëshmuar se kishte një rakordim të plotë mes pretendimeve të kreut të shtetit dhe PD-së. Gjykata Kushtetuese përpara se të shprehej me vendim e dërgoi çështjen për opinion në Komisionin e Venecias. Komisioni mësohet se ka vlerësuar pozitivisht ligjin e ri për Trajtimin e Pronës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një statusi në rrjetin social Twitter. Manjani thotë se argumentet për ligjin janë të plota. Sipas tij, pas marrjes së “Ok”-it nga Komisioni i Venecias, do të vijojë zbatimi i ligjit.

“Komisioni i Venecias dha vlerësim 100% pozitiv për ligjin e Pronave. Argumentat janë të plota dhe shterruese! Vazhdojmë zbatimin e ligjit!”, shkruan Manjani në Twitter.

Ligji “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”  u miratua një vit më parë. Ligji i pronave u ankimua në Gjykatën Kushtetuese nga 8 subjekte përfshirë dhe Presidentin Nishani, Partinë Demokratike dhe Shoqatën e Pronarëve, duke pretenduar se ligji cënonte të drejtat dhe sigurinë e pronarëve. Kushtetuesja rrëzoi kërkesën për pezullimin e menjëhershëm të efekteve të ligjit, ndërsa iu drejtua Komisionit të Venecias për opinion përpara se të jepte verdiktin përundimtar.

8 subjektet që kërkuan antikushtetueshmërinë e ligjit thanë se ai shkel rëndë të drejtat e pronarëve. Akuzat e tyre u përqëndruan kryesisht te fomula e kompensimit, e cila parashikon llogaritjen e çmimit të tokës me vlerën që ka pasur në vitin 1945. Një pikë tjetër e akuzave ka të bëjë me faktin se në ligjin e ri është hequr koncepti i kthimit të pronave, në rastin ku ato janë të lira. Sipas tyre, formula e propozuar nga Qeveria u kthen pronarëve vetëm një pjesë shumë të vogël të vlerës së pronës duke cënuar parimin e sigurisë juridike dhe të drejtat e garantuara me ligj.

Me. Ar

 

 

Next Post
Ekspertiza, katër prova që përjashtojnë vetëvrasjen e Besnik Pudjes

Vrasja e 36-vjeçarit në kapanonin e drogës, "arrest me burg" personit të tretë të ndaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In