• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji për Teatrin, Manja: Ja tre precedentët e Kuvendit me Presidentin

by A R
20/09/2018 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ftoi deputetët të votojnë dekretin e Presidentit për ndërtimin e teatrit të ri, pas ndryshimeve në komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Manja theksoi se mazhoranca nuk ka shkelur Kushtetutën dhe as rregulloren e Kuvendit, ndryshe nga sa thotë opozita.

Sipas kreut të Komisionit të Ligjeve, opozita nuk ndjek interesin publik, por ka zgjedhur bojkotin.

Më pas, Manja solli në vëmendje të deputetëve edhe disa argumente juridike për dekretin e Presidentit për Teatrin Kombëtar, duke treguar rrugën ligjore që ndoqi mazhoranca në këtë rast.

Manja solli në vëmendje të Kuvendit edhe tre precedentë të ngjashëm, kur Presidenti i Republikës kishte kthyer ligje për rishqyrtim.

Fjala e plote

Të nderuar kolegë ,

Në një parlament ku deputetët e krahëve kundërshtarë udhëhiqen kurdoherë nga mbrojtja e interesit publik përtej përfitimeve politike të ditës, debati i sotëm për TK do të duhet të ishte se si tu japim shqiptarëve një TK modern dhe në një kohë sa më të shpejtë dhe jo se kush na qenka “terrorist” e kush na qenka “patriot i madh që i dhimbset prona publike “ !!!

Mirëpo opozita e vendit tim në vend që të zgjidhte rrugën e përballjes në sallën e parlamentit përkundër interesit publik dhe të shumicës dërmuese të komunitetit të aktorëve të TK ka zgjedhur bojkotin, gjuhën e kërcënimit dhe të fyerjes së deputetëve të maxhorancës të zgjedhur me votën e popullit !

Është shumë fyese por edhe turp kombëtar që kryetari i PD që pretendon të vijë nesër në pushtet, sepse atë partinë tjetër dhe deklaratat e kryetarit të grupit të tyre parlamentar si kam besuar dje kur e kam patur në të njëjtën tavolinë ngjitur e jo më kur i thotë në televizor, i etiketon dhe i kërcënon deputetët e maxhorancës duke i quajtur “ terroristë” nëse do të votojnë ligjin e TK!

Ky është fundi i të bërit opozitë në një demokraci por opozitës tonë nuk po i dihet fundi i budallallëkut politik !

Fundja nuk ke çi bën kësaj pune se opozitën në fund të fundit e kanë caktuar shqiptarët me votë dhe ky taksirat na ka zënë ne si deputetë të shumicës që të dëgjojmë edhe budallallëqe të tilla.

Unë në fjalën time do të ndalem në argumentat juridikë lidhur me ligjshmërinë e procedurës së ndjekur në rastin e rishqyrtimit të dekretit të Presidentit në lidhje me ligjin e TK, sepse me thënë të drejtën me këtë opozitë dhe me këta deputetë pa memorie parlamentare ka gjet belanë edhe vetë jurisprudenca e jo më qytetarët shqiptarë dhe parlamenti si oda e sovranitetit kombëtar !

Ka 72 orë që deputetët juristë të PD dhe mjekët juristë te LSI akuzojnë maxhorancën se ka shkelur ligjin dhe rregulloren pasi nëse pranohet dekreti, parlamenti nuk mundet që në të njëtën seancë të miratojë edhe ndryshimet në ligjin e ardhur për rishqyrtim!

Shyqyr zotit që Kuvendi ka rregullore por ka edhe precedentë parlamentarë me bollëk që nuk të lënë asnjë hap të gabosh në zbatimin e ligjit dhe të procedurave parlamentare.

Në trajtimin e kësaj çështje unë as më shumë dhe as më pak u jam referuar rasteve të ngjashme dhe procedurave parlamentare të ndjekura nga komisionet e përherhershme të Kuvendit kur atë e ka drejtuar PD dhe në një rast të fundit ish-shefi i Petrit Vasilit në krye të Kuvendit, sot President.

Po bëhen disa ditë që opozita po anatemon procedurën për shqyrtimin e dekretit për kthimin e ligjit nr 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””

Referuar praktikës së derisotme parlamentare, më së shumti është ndjekur procedura e mëposhtme:

Kuadri ligjor:

Kushtetuta, në nenin 85 parashikon se:

“1. Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për shqyrtim vetëm një herë.

2. Dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji e humbet fuqinë, kur kundër tij tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

Rregullorja e Kuvendit, në nenin 86 parashikon se:

“1. Kur Presidenti i Republikës, në përputhje me nenin 85 të Kushtetutës, rikthen ligjin për rishqyrtim në Kuvend, Kryetari i Kuvendit e kalon menjëherë atë për shqyrtim në komisionin përgjegjës që e ka shqyrtuar fillimisht.

2. Komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës dhe brenda 8 javëve nga data e fillimit të shqyrtimit paraqet raportin e tij. Ky raport përmban mendimin e komisionit dhe, sipas rastit, edhe propozime për nene të veçanta të ligjit.

Kuvendi në seancë plenare, pas paraqitjes së raportit nga ana e komisionit përgjegjës, ka zhvilluar procesin e diskutimit për dekretin dhe në fund ka kaluar në votim.

– Në rastin kur është propozuar në raportin e komisionit përgjegjës miratimi i dekretit, në këtë raport janë përfshirë edhe propozimet për nenet e veçanta, si ndryshime apo riformulime.

Në këtë rast, Kuvendi voton së pari për pranimin apo jo të dekretit, votim i cili finalizohet me një Vendim të Kuvendit.

Më pas kalohet në votimin në parim të ligjit, votimin e neneve të veçanta, që janë propozuar për t’u ndryshuar dhe votimin në tërësi të tij.

– Në rastin kur është propozuar në raportin e komisionit përgjegjës rrëzimi i dekretit të Presidentit për kthimin e ligjit, atëherë me 71 vota me Vendim të Kuvendit dekreti konsiderohet i rrëzuar.

Ajo që ka ndodhur në datë 18 shtator në mbledhjen e komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, është as më pak e as më shumë procedura e parashikuar në Rregulloren e Kuvendit, konkretisht neni 86, pika 2 e tij që përcakton se “…..2. Komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës dhe brenda 8 javëve nga data e fillimit të shqyrtimit paraqet raportin e tij. Ky raport përmban mendimin e komisionit dhe, sipas rastit, edhe propozime për nene të veçanta të ligjit.”

Kuvendi, edhe në raste të tjera ka zbatuar këtë nen të Rregullores, me të njëjtën format sikurse u zhvillua në komisionin përgjegjës të veprimtarive prodhuese.

Nga praktika parlamentare e derisotme, sipas Rregullores aktuale të miratuar në vitin 2004 dhe futur për zbatim në vitin 2005, sjell në vëmendje këto raste kur Kuvendi ka votuar “pro” për dekretin e Presidentit që ka kthyer ligjin për rishqyrtim:

1. Në vitin 2008 – Ligji “Për 9895, datë 10.4.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar””

2. Në vitin 2008 – Ligji nr. 10.019, datë 18.11.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”

3. Në vitin 2016 – Ligji nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”

Rasti i parë dhe i dytë i përket periudhës kur mazhoranca i përkiste partisë demokratike.

Procedura është e njëjtë:

Komisioni parlamentar përgjegjës ka përdorur të njëjtat procedura për shqyrtimin e dekretit të presidentit për kthim ligji, ashtu si komisioni i veprimtarive prodhuese bëri në mbledhjen e tij të datës 18 shtator.

Në të dy rastet Komisioni përgjegjës i kohës ka shqyrtuar dekretin e presidentit dhe i ka përcjellë seancës një raport të përbashkët për:

a) Mendimin e komisionit për pranimin e dekretit;

b) Sipas rastit, propozime për nen të veçanta të ligjit.

Po kështu ka vepruar edhe komisioni i veprimtarive prodhuese në datë 18 shtator.

Në asnjë nga këto raste opozita e asaj kohe, sot në mazhorancë, nuk ka atakuar procedurën e ndjekur për shkak se ashtu si sot, procedura është ajo që parashikohet nga neni 86/2 i Rregullores.

Rasti i tretë i cituar më lart, i përket një përket një procedure identike në komision, me të vetmin ndryshim nga dy të parat: SEPSE në 2016 Kuvendin e drejtonte Ilir Meta i LSI, në atë kohë në koalicion me ne, dhe për Petrit Vasilin që i ka votuar amendamentet e propozuara nga komisioni përgjegjës me të njëtën procedurë atëherë nuk ishte procedurë antikushtetuese por sot që është jashtë tepsisë dhe larg parisë na qenka procedurë antikushtetuese në kuifijtë e një grushti shteti !!

A e kuptoni o qytetarë të dashur se kush kërkon të bëjë kalorësin e madh të respektimit të ligjit dhe rregullores ?

Këta që dje kur ishin në pushtet thonin provedura është e rregullt sot në opozitë e njëta procedurë thonë është e parregullt ! Kjo është për të qarë e për të qeshur sepse ne kemi një opozitë që kërkon një rregullore kur është në pushtet dhe një rregullore kur është në opozitë ! këtë nuk mund të bëjmë dot sepse shteti ka rregulla miq të mi opozitarë, ndaj mbarojeni plazhin edhe sot në Vlorë dhe hajdeni të debatojmë në Kuvend se ne do burra e gra që zbatojnë kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk quhen terroristë por atdhetarë !

Po i rikthehem jo pa qëllim në mënyrë të posaçme rastit të dytë, atij të amendimeve në Kodin Zgjedhor në vitin 2008.

Sepse duke qenë një akt i shqyrtuar dhe miratuar me votën e të gjitha palëve në mënyrë konsensuale, kjo na bën të gjitha palëve që ose të kemi shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren të gjithë së bashku, ose ne, mazhoranca e sotme të kemi të drejtë.

As atëherë dhe as sot nuk po shkelet as Kushtetuta dhe as Rregullorja e Kuvendit.

Opozita e sotme duhet të mbajë në konsideratë nga pikpamja juridike faktin shumë të rëndësishëm se dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit është pjesë e procesit legjislativ. Në këtë kuptim bën sens procedura që ndjek komisioni përgjegjës, në mbledhje komisioni, dhe Kuvendi, në seancë plenare, që, kur e pranon dekretin e Presidentit të reflektojë sipas rastit edhe propozime për nene të veçanta të tij.

Jo pa qëllim është bërë ky parashikim në Rregulloren e Kuvendit, sepse Kushtetuta rregullon drejtpërdrejt vetëm rastin e rrëzimit të dekretit me votat “kundër” të 71 deputetëve.

Praktika parlamentare, apo i ashtuquajturi “precedent parlamentar” ka qenë, është dhe do të mbetet një element shumë i rëndësishëm shërben për të çuar përpara dhe përmirësuar më tej procedurat parlamentare si për aspektin legjislativ dhe për atë të kontrollit e mbikëqyrjes parlamentare.

Në rastin konkret, me procedurën e ndjekur në vitin 2016 për pranimin e dekretit për kthimin e ligjit “Për masat e sigurisë publike”, duke miratuar me “vendim kuvendi”, pra me një akt juridik, ne, mazhoranca aktuale kemi vendosur standardin e duhur konform Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Për të gjitha këto arsye, unë ju ftoj ta votojmë pro dekretein e Presidentit dhe të miratojmë ndryshimet e propozura nga Komisioni Përgjegjës i Veprimtarive Prodhuese të cilin gjej rastin ta falenderoj për seriozitetin dhe përgjegjsmërinë e trajtimit të çështjes së TK.

Next Post
Terror në SHBA, një person qëllon me armë mbi njerëzit në park

Terror në SHBA, një person qëllon me armë mbi njerëzit në park

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In