• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave, mbulim deri në 40 mijë euro dëme

by A R
06/12/2017 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama tha dje në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile se dy janë përparësitë e qeverisë për të shmangur dëmet e përmbytjeve në të ardhmen.

Kryeministri Rama kërkoi që sigurimi i shtëpive nga fatkeqësitë natyrore të bëhet i detyrueshëm. Kreu i qeverisë e cilësoi të domosdoshme marrjen e kësaj nisme ligjore, pasi kjo do të sillte kompensimin e plotë të dëmeve ndaj qytetarëve dhe biznesit.

“Po ashtu është përparësi marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe të bizneseve nga përmbytjet. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë me ligj dhe ku pastaj njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga buxheti i shtetit, që nuk mund të përballojë gjithçka dhe gjithmonë, edhe pse këtë herë, ne do t’i përballojmë, si edhe herën e kaluar, të gjitha detyrimet që burojnë nga kjo krizë e rëndë. Por është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët, të gjithë sipërmarrësit të stabilizohen dhe të kuptojnë se duhet si në çdo vend normal të marrin masa, të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore, në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi”, u shpreh Rama.

Ai i garantoi banorët e zonave të përmbytura se do të kompensohen nga buxheti i shtetit për të gjitha dëmet. Qeveria do të ketë përparësi edhe zbatimin e planit të Ministrisë së Bujqësisë, për riparimin e argjinaturave dhe digave.

PROJEKTLIGJI

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka Botërore kanë përfunduar hartimin e projektligjit, që do të detyrojë çdo familje shqiptare të sigurojë shtëpinë nga tërmetet dhe përmbytjet.

Më herët, eksperti i Bankës Botërore konfirmoi për gazetën se, projektligji, që e bën sigurimin e detyrueshëm, është gati dhe në fillim të vitit i është dërguar për konsultim Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme. Drafti parashikon dëmshpërblim për familjet, në rast se tërmetet janë mbi 5 ballë e lartë, ndërsa për përmbytjet, në rast se kalojnë 504 orë reshje të vazhdueshme ose 21 ditë. Pavarësisht se qeveria ka gati nismën ligjore, ende në të nuk është vendosur se sa do të jetë tarifa që do të paguhet. Për mënyrën e pagesës së tarifës, në draft specifikohet që ajo do të jetë vjetore ose mund të paguhet edhe me këste.

Më herët, Banka Botërore, në një raport për përfshirjen e Shqipërisë në programin kombëtar për sigurimin nga tërmetet, ku qendra e sigurimit nga katastrofat natyrore do të menaxhohej jashtë vendit, përcaktonte që tarifat të jenë 50 euro në vit për shtëpi dhe kufijtë minimalë të mbulimit të dëmit, të variojnë nga 20 mijë deri në 40 mijë euro.

“Programi duhet të përcaktojë kufijtë minimalë të mbulimit në një nivel 20 mijë deri në 40 mijë euro, të cilat mund të mjaftojnë për mbulimin bazë të sigurimit, që kanë nevojë pronarët e shtëpive, ndërkohë që primet duhet të mbahen të përballueshme, nën 50 euro në vit”, rekomandon Banka Botërore.

Në projektligjin e hartuar, qeveria parashikon ngritjen e Qendrës Shqiptare të Sigurimit nga katastrofat, me seli në Tiranë, e cila do të vetëfinancohet nga tarifat e detyrueshme të sigurimit të shtëpive nga tërmetet dhe përmbytjet. /Monitor

Next Post
Pamjet satelitore, si u kthyen Novosela dhe Fushë Kruja në “det”

Pamjet satelitore, si u kthyen Novosela dhe Fushë Kruja në "det"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In