Partia Demokratike ka parashikuar masa konkrete për të parandaluar futjen e mbetjeve për riciklim në Shqipëri. Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha në një konferencë për shtyp se opozita do ti kërkojë kreut të shtetit që të mos e dekretojë ligjin. Gjithashtu 28 deputetë të PD-së do të kërkojnë thirrjen e një referendumi për këtë çështje.
“Rruga e vetme është ndalimi i importit të mbetjeve. Ne do bëjmë gjithçka në aleancë me qytetarët që kjo çështje të mbyllet njëherë e mirë. do ti kërkojmë Presidentit për të mos e dekretuar. Do bëjmë gjithçka në Kuvend për të bllokuar për herë të dytë. Do të shikojmë çdo mundësi kushtetuese. Po ushtrojmë edhe ushtrimin e të drejtës sonë për të kërkuar një referendum përmes kërkesës së 28 deputetëve”, tha Basha.
ma.me