Komisioni kuvendor për çështje evropiane në maqedoni kazhvilluar sot seancën në të cilën debatohet për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.
Me ligjin parashikohet që në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridik të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gazeta zyrtare përveç gjuhës maqedonase, të përdoret edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, gjuha shqipe.
Për propozuesin dhe deputetët e shumicës, ligji është pjesë e rrugës së integrimeve euroatlantike të Maqedonisë dhe në njëfarë mënyre nuk e prish as Kushtetutën e as karakterin unitar të shtetit.
Për deputetët e opozitës, ndërkaq, ai është kundër kushtetues sepse, sipas tyre, ky për këtë ligj ka asnjë normë rregullative evropiane me të cilën të mund të harmonizohet. Dhe sipas tyre, ai do të sjellë vetëm ndarje shtesë, e jo kohezion në shoqëri.
a.ç