• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i mbetjeve mbetet “jetim”, skadon afati për dekretin e Presidentit

by Java News
11/12/2016 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni përgjegjës për të shqyrtuar kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve nga ana e Presidentit të Republikës ka shkelur afatet për shqyrtimin e tij. Rregullorja e Kuvendit thotë shprehimisht që : Kryetari i Parlamentit çon menjëherë për shqyrtim dekretin e Presidentit në komision dhe komisioni dorëzon raportin brenda 8 javësh.

Dekreti i Presidentit që rrëzon ligjin është dërguar në Parlament me 14 tetor dhe sipas përllogaritjeve ligji duhet të ishte shqyrtuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese brenda kësaj jave. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e ka çuar ligjin për shqyrtim menjëherë dhe ai është programuar në kalendarin 3 javor të punimeve që me datën 24 nëntor.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, burime zyrtare të shërbimeve në seancën e Kuvendit shprehen se deputetët nuk e kanë përmbushur detyrën e përcaktuar në rregullore për këtë rast. Komisioni i Veprimtarive Prodhuese në këtë rast nuk e ka zbatuar as vullnetin e Konferencës së Kryetarëve të Parlamentit.

Eduard Shalsi, drejtuesi i komisionit shprehet për Tv Klan se nuk është vendosur akoma data se kur do të shqyrtohet dekreti i presidentit Bujar Nishani.

Ligji për menaxhimin e mbetjeve ka shkaktuar protesta të Shoqërisë Civile nga njëra anë dhe të ricikluesve nga ana tjetër. Ai u miratua në parlament me 63 vota të PS dhe LSI, por pas konsultimeve me shoqërinë civile LSI u ka premtuar përfaqësuesve të saj se nuk do ta votojë sërish.

Mungesa e votave duket se ka çuar edhe ne vonesat në shqyrtimin e ligjit. Ky është dekreti i dytë në historinë e kuvendit që vonohet kaq gjatë, pas atij të sigurisë publike. Zgjidhja e vetme ligjore në këtë rast është vetëm nëse presidenti i kërkon interpretim Gjykatës Kushtetuese për kufizim të kompetencave të tij nga Parlamenti./a.k

Next Post
Si sot, më 11 Dhjetor, lindi De Mediçi, Berlioz dhe u nënshkrua Kioto

Si sot, më 11 Dhjetor, lindi De Mediçi, Berlioz dhe u nënshkrua Kioto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

January 18, 2026
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Ulja e numrit të deputetëve në Kuvend/ Analisti: E drejtë, nuk kemi nivel ligjvënësish për senat

January 18, 2026
Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

Rusia sulmon rëndë disa rajone të Ukrainës! Disa të vrarë e të plagosur, bllokadë energjetike

January 18, 2026
Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

January 18, 2026
U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

January 18, 2026
“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

January 18, 2026
Matura Shtetërore 2025/ Mes kritikave dhe propozimeve për ndryshim, ekspertët ndajnë qëndrimet

Ndryshime në kurrikulat shkollore, Gjuha Shqipe e Qytetaria, dy nga tekstet që do të preken më shumë në arsimin parauniversitar

January 18, 2026
Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

January 18, 2026
Transmisioni i eskavatorit e godet në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari në Mirditë

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

January 18, 2026
Incident në Fier, njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale! Disa të shoqëruar

U sekuestrua Ferrari dhe qindra kompjuterë! Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: Kontroll në 28 ambiente

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In