• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri/ Si do të jetë shtesa e re e pensioneve, ja kategoritë që përfitojnë

by Java News
16/12/2018 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësit e nëntokës, të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të metalurgjisë do të përfitojnë shtesë pensioni për çdo vit periudhe sigurimi.

Shtesa për pensionin do të përfitohet nga këto kategori, të cilat aktualisht marrin pension për shkak të llojit të punës, pension pleqërie dhe pensionin invaliditeti, si edhe ata punonjës që do të dalin në pension.

Masa e përfitimit do të variojë nga 0,6 për qind deri në 1 për qind për çdo vit vjetërsie në punë. Përfitimet parashikohen në projektligjin e ri të hartuar nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Panorama boton të plotë draftin e ri, kategoritë që përfitojnë dhe masën e përfitimit.

Sipas relacionit, projektligji “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji” ka për qëllim vendosjen e një skeme konceptualisht të njëjtë për punonjësit që kanë punuar në punë shumë të vështira.

 

KATEGORITË

Përfitues, sipas këtij ligji, janë pensionistët që kanë përfituar pension, sipas ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pensionistët që kanë përfituar pension sipas ligjit nr. 150/ 2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, punonjësit që kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhimit, sizmikës, gjeofizikës kantieriale, përpunimit dhe transport me naftësjellës dhe gazsjellës si dhe punonjësit që kanë punuar në metalurgji në profesione, punë shumë të vështira; shkrirje etj…

Këtyre kategorive u sigurohen përfitime suplementare, mbi ato të përcaktuara në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si pension për shkak të profesionit (llojit të punës), shtesë mbi pensionin e pleqërisë, shtesë mbi pensiokanë kryer procese pune në miniera në nëntokë dhe do të plotësojnë kushtet e këtij ligji në vitet e ardhshme, punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës.

MASA E PËRFITIMIT

Projektligji përcakton se ish-punonjësit, sipas përcaktimeve në këtë ligj, të cilët kanë përfituar, ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, përfitojnë shtesë pensioni për çdo vit periudhe sigurimi në profesion.

Konkretisht, punonjësit e nëntokës, do të përfitojnë 1 për qind të masës së pensionit të pleqërisë. Punonjësit e industrisë së naftës e gazit dhe punonjësit e metalurgjisë do të përfitojnë shtesë 0,6 për qind të masës së pensionit të pleqërisë.

Po ashtu përfituesit, sipas përcaktimeve në këtë ligj, të cilët kanë përfituar ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension invaliditeti, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kanë të drejtën e përfitimit të shtesës mbi pension në masën 1 për qind për çdo vit vjetërsi pune në miniera në nëntokë, industrinë e naftës dhe në metalurgji.

 

KUSHTET E PËRFITIMIT

Projektligji përcakton se të gjitha kategoritë që do të përfitojnë shtesën e pensionit duhet të plotësojnë kushtet e moshës, periudhës së sigurimit dhe vjetërsisë në punë.

Konkretisht, drafti përcakton se përfituesit të cilët kanë përfituar, ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie kanë të drejtën e përfitimit të shtesës mbi pension kur kanë periudhë sigurimi në profesion; punonjësit e nëntokës 12,5 vjet; punonjësit e industrisë së naftës dhe të gazit; burrat 20 vjet, gratë 15 vjet, punonjësit e metalurgjisë; burrat 20 vjet, gratë 15 vjet.

 

DRAFTI PËR PENSIONIN SUPLEMENTAR

 PËRFITUESIT

Pensionistët, që kanë përfituar pension sipas ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Pensionistët që kanë përfituar pension sipas ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”.

Punonjësit që kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë

Punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhimit, sizmikës, gjeofizikës kantieriale, përpunimit dhe transport me naftësjellës dhe gazsjellës.

Punonjësit që kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në kreun III, VII dhe XIII të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”.

MASA E PËRFITIMIT

Shtesë mbi pensionin për shkak të profesionit (llojit të punës) Shtesë mbi pensionin e pleqërisë

Shtesë mbi pensionin e invaliditetit

1 për qind të masës së pensionit të pleqërisë do të përfitojnë punonjësit e nëntokës

0,6 për qind e masës së pensionit të pleqërisë do të përfitojnë punonjësit e industrinë së naftës e gazit dhe punonjësit e metalurgjisë

1 për qind për çdo vit vjetërsi pune, në rast se kanë përfituar apo do të përfitojnë pension invaliditeti shtesë punonjësit e minierave, industrisë së naftës dhe metalurgjisë

Kushtet e përfitimit

12,5 vjet të siguruara duhet të kenë punonjësit e nëntokës që të përfitojnë shtesën e pensionit për çdo vit të siguruar pune

vit të siguruar pune 20 vjet të siguruara duhet të kenë burrat dhe gratë 15 vjet për punonjësit e industrisë së naftës dhe të gazit për të përfituar shtesën e pensionit për çdo vit të siguruar

20 vjet burrat dhe 15 vjet të siguruara gratë duhet të kenë punonjësit e metalurgjisë për të përfituar shtesën e pensionit për çdo vit të siguruar. PANORAMA

Next Post
Tërmet/Shtëpitë iu prishën, 18 familje presin dëmshpërblimin

Tërmet/Shtëpitë iu prishën, 18 familje presin dëmshpërblimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In