• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ligji i ri, si do të bëhet punësimi i të huajve në bizneset shqiptare! Mënyrat e aplikimit, dokumentacioni dhe hapat që duhen ndjekur nga subjektet

by S T
08/08/2024 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha ato biznese që kërkojnë të punësojnë staf të huaj mund të aplikojnë në “e-Albania”.

Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se dy shërbime të reja ofrohen në platformën “e-Albania”, për paketën e “Lejes Unike”.

“Pas mundësimit me sukses të shërbimit elektronik, mbi kërkesat e punësimit të shtetasve të huaj në vendin tonë, vjen një lajm tjetër i mirë për bizneset që kërkojnë të rekrutojnë staf nga vende jashtë Shqipërisë. Përmes ‘e-Albania’-s bizneset mund të aplikojnë në çdo kohë për kërkesat e tyre: ‘Vlerësim paraprak për aplikim për ‘Leje Unike’ që konfirmon besueshmërinë e subjektit sa u takon precedentëve, të mëparshëm të punësimit dhe largimit të shtetasve të huaj nga këto subjekte. Përmbushjen e kushteve të punësimit dhe jetesës së punëmarrësve nga ana e subjektit dhe vlerësimin e përfshirjes ose jo, në veprimtari të paligjshme të shtetasve të huaj”, tha Gonxhja.

APLIKIMI I PARË

Në vendim bëhet se dije se shërbimi elektronik “Verifikim paraprak për aplikim për Leje Unike” u mundëson subjekteve tregtare, të cilat planifikojnë/dëshirojnë të punësojnë shtetas të huaj në biznesin e tyre, të aplikojnë për vlerësim paraprak në ketë shërbim, me qëllim vlerësimin nga ana e Policisë Kufitare dhe Migracionit dhe agjenci të tjera të sigurisë në RSH. Në këtë vendim nënvizohet se vlerësimi konsiston në besueshmërinë e subjektit, për sa u përket precedentëve të mëparshëm të punësimit dhe largimit të shtetasve të huaj nga këto subjekte, shtetësitë e të huajve që do të punësohen, përmbushja e kushteve të punësimit dhe jetesës së punëmarrësve nga ana e subjektit, si dhe vlerësimi i përfshirjes ose jo në veprimtari të jashtëligjshme të shtetasve të huaj. Aplikimi nga ana e subjekteve bëhet jo më vonë se 15 ditë pune nga afati kur ata planifikojnë të aplikojnë për leje qëndrimi/unike për shtetasit e huaj. Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

“Hapat e procedurës: Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; Zgjidhni shërbimin “Vlerësim paraprak për aplikim për Leje Unike”; Klikoni butonin “Përdor”; Krijoni një aplikim të ri; Shtoni personat për të cilët duhet të bëhen verifikimet paraprake duke plotësuar “Emër; Atësi; Mbiemër; Datëlindje; Gjini; Shtetësi dhe Adresë” për çdo shtetas të huaj që do të punësoni; Pasi të siguroheni se informacioni i plotësuar nga ju është i saktë, klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; Nëse janë përmbushur kriteret dhe të dhënat e kërkuara janë të sakta, aplikanti njoftohet nëpërmjet postës elektronike për pranimin e aplikimit. Për miratimin apo refuzimin e kërkesës subjekti i njoftohet ‘online’. Në rast të refuzimit të aplikimit, subjekti ka të drejtë të riaplikojë pas tre muajve nga data e refuzimit të aplikimit të mëparshëm. Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 10 ditë pune nëse i gjithë informacioni i dërguar është i saktë; 15 ditë pune në raste të veçanta. Periudha e vlefshmërisë është 3 muaj dhe ky shërbim ofrohet pa pagesë”, – thuhet në vendim.

APLIKIMI I DYTË

Ministri bëri të ditur se, me “e-Albania” bizneset do të kenë mundësi që nëpërmjet shërbimeve elektronike të pajisen fillimisht me konfirmimin e strukturave përgjegjëse shqiptare, që i hap rrugë kërkesës për aplikimin për lejen unike të shtetasve të huaj, të cilët do të punësohen pranë këtyre subjekteve tregtare.

“Vetëm pasi subjekti të jetë pajisur me vlerësimin paraprak pozitiv, mund të vijojë me aplikimin dytë; aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huaj. Procedurë e thjeshtë dhe transparente në një aplikim që kryhet brenda pak minutave ‘e-Albania’”, tha Gonxhja. Sipas vendimit, shërbimi elektronik “Aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huajt” u mundëson subjekteve tregtare dhe personave fizikë në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë marrë miratimin e vlerësimit paraprak nga strukturat përgjegjëse, të aplikojnë nga llogaria e tyre e biznesit në portalin qeveritar ‘e-Albania’ për punëmarrës të huaj.

Aplikimet për punëmarrësin e huaj duhet të jenë individuale (për secilin punëmarrës). “Baza ligjore: Ligji 79/2021 “Për të huajt”, VKM nr.858, datë 29.12.2021 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

“Aplikimi për leje unike për të huajt”, postohet edhe në sistemin ‘e-Visa’, ku gjenerohet kodi i vizës në bazë të Misionit Diplomatik dhe Postit Konsullor të Republikës së Shqipërisë, i cili verifikohet paraprakisht nga Konsulli në Ambasadë/Konsullatë, pas miratimit apo miratimit paraprak nga AKPA duke përfshirë formularin e aplikimit dhe dokumentet e ngarkuara, ndiqni udhëzimet para aplikimit dhe nëse:

a) Aplikimi është i rregullt, vijohet me procesin e pajisjes me vizë;

b) Aplikimi është i parregullt, i dërgohen komentet aplikuesit për të reflektuar parregullsitë e konstatuara dhe aplikanti udhëzohet nëpërmjet ‘email’-it për të ngarkuar dokumentacionin e saktë, brenda një afati 15-ditor;

c) Aplikimi nuk përmbush asnjë kriter të nevojshëm për vizën e kërkuar, refuzohet aplikimi sipas përcaktimit ligjor. Pas miratimit viza elektronike gjenerohet nga sistemi ‘e-Visa’ dhe dërgohet në ‘email’-in e subjektit aplikues”, – thuhet në vendimin e publikuar në “eAlbania”.

Në këtë të fundit bëhet me dije se punëmarrësi (shtetasi i huaj) duhet të jetë i pajisur me vizën përkatëse elektronike ose pullë kur të jetë në Pikën e Kalimit Kufitar të Republikës së Shqipërisë, në hyrje të territorit. Shtetasi i huaj i pajisur me vizë D/PM dhe D/PS, pas hyrjes në territor dhe regjistrimit në PPK-të e RSH-së, automatikisht i dërgohet në “email”-in e aplikimit, leja provizore e qëndrimit. Brenda 2 muajve nga data e hyrjes shtetasi i huaj, njoftohet nëpërmjet “email”-it nga DVKM-të mbi miratimin ose refuzimin e lejes unike të qëndrimit. Në rast miratimi, shtetasi i huaj njoftohet për të kryer aplikimin fizik për kartë biometrike (leje qëndrimi), në DVKM-të përkatëse. “Dokumentacioni i nevojshëm: fotografi bërë 6 muajt e fundit (47x36mm); fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit; ftesa e nënshkruar nga person fizik ose juridik, shqiptar ose i huaj, banor në Republikën e Shqipërisë; dëshmi aftësimi profesional; kontratë ose marrëveshje mes subjektit dhe agjencisë së licencuar në rastet kur përzgjedhja e kandidatëve është bërë nga një agjenci e licencuar”,- nënvizohet në vendimin e miratuar.

Më tej, duhet të ndiqen hapat e procedurës: Identifikohuni si biznes në portalin “e-Albania”, zgjidhni shërbimin “Aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huajt”, klikoni butonin “Përdor”; zgjidhni llojin e aplikimit (unike punëmarrës. unike punësim stinor etj.), plotësoni saktë formularin e integruar të aplikimit sipas të gjitha fushave, kryeni pagesën për leje unike dhe vizë, ‘online’ ose pranë bankave të nivelit të dytë, ngarkoni në formatin e përcaktuar të gjithë dokumentet e listuara në formular. Pasi të siguroheni se informacioni i plotësuar nga ju është i saktë, klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit.

Pas dërgimit të aplikimit, do të pajiseni me numrin e aplikimit me të cilin mund të gjurmoni procedurën e aplikimit në shërbim. Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit për Viza D është 8 ditë nga data e aplikimit dhe miratimit të punësimit dhe nëse i gjithë dokumentacioni i ngarkuar në aplikim ka rezultuar i suksesshëm; ndërsa për Lejen unike të qëndrimit është 4-12 javë nga momenti i aplikimit. “Periudha e vlefshmërisë: Viza “D”: në varësi të vizës së lëshuar; Leja Unike: 1-vjeçare, 2-vjeçare, 3-vjeçare; 5-vjeçare. Kostot përcaktohen në varësi të tipit të aplikimit”, – thuhet në vendim.

Next Post
“Gipsy Kings” flasin pas spektaklit të jashtëzakonshëm në Tiranë: Publiku shqiptar na preku

"Gipsy Kings" flasin pas spektaklit të jashtëzakonshëm në Tiranë: Publiku shqiptar na preku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

December 18, 2025
Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

December 18, 2025
“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

December 18, 2025
Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

December 18, 2025
FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

December 18, 2025
“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

December 18, 2025
“Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe denoncon në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

Përjashtohet nga seanca Balliu dhe Noka! Reagon Braçe: Më në fund e morën pushtetin

December 18, 2025
Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

December 18, 2025
LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Endri Shabani ‘puth’ opozitën

LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Endri Shabani ‘puth’ opozitën

December 18, 2025
FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In