• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri për Dosjet në Kuvend/ Përjashtohet Sali Berisha nga politika. Kategoritë e tjera që ‘digjen’ për të shkuarën komuniste

by Java News
23/04/2020 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj për lustracionin, i cili nëse miratohet, përjashton automatikisht ish-kryeministrin Sali Berisha nga politika dhe nga listat e kandidatëve për deputetë në vitin 2021, si dhe të gjithë politikanët e tjerë, të cilat kanë ushtruar disa funksione gjatë regjimit komunist. Nisma ligjore, e cila do të vërë edhe një herë në provë deputetët për dekomunistizimin e politikës dhe shtetit, është propozuar nga 20 deputetë të opozitës, me në krye Mylsim Murrizin. Projektligji është përfshirë në agjendën e punimeve të Kuvendit me vendim të Konferencës së Kryetarëve, gjatë mbledhjes së fundit.

Projektligji parashikon përjashtimin nga emërimi dhe zgjedhja në funksione publike, shtetërore, politike dhe në Kuvend, të gjithë personat që kanë qenë më parë anëtarë të Partisë Komuniste dhe së Partisë Punës, ish-funksionarët e sistemit komunist, ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues, ish-oficere të Sigurimit të Shtetit Komunist, dhe ish- bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit, të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollën e partisë si dhe spiunët e shërbimeve të huaja. Nëse ky projektligj do të miratohej, do të shkarkonte një tërmet në politikën shqiptare, Kuvend dhe në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar.

Kategoria e parë, pra ish-anëtarët e Partisë Komuniste dhe të Punës, godet ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas dokumenteve ka qenë anëtar i Partisë së Punës që në viti 1968. Ndërkaq, të gjithë personat e përfshirë në të pesë kategoritë, nuk mund të emërohen apo zgjidhen në 29 funksione të ndryshme shtetërore. Si argumente për të bindur deputetët e tjerë për të votuar këtë ligj, 20 deputetët përmendin rezolutën nr. 1481 të Asamblesë Parlamentare të KE-së votoi Rezolutën mbi nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste, disa rezoluta të Kuvendit të Shqipërisë, rezolutën e parë të KE-së që në vitin 1996, për çrrënjosjen e trashëgimisë se sistemit totalitar komunist etj.

Mbetet për t’u parë qëndrimi i deputetëve ndaj kësaj nisma. Një ligj të ngjashëm ka propozuar edhe ish-deputetja Mesila Doda në vitin 2014. Nisma u rrëzua nga Kuvendi në atë kohë. Deputetët e PD, kolegë të zonjës Doda, nuk e mbështetën propozimin, pasi ‘digjte’ Sali Berishën.

Kategoritë që përjashtohen

Anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) dhe të Partisë Punës së Shqipërisë;

Ish-funksionarët e Sistemit Komunist;

Ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, ish-hetues, ish-oficere të Sigurimit të Shtetit Komunist, dhe ish- bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit (spiunë Sigurimi);

Të shkolluarit dhe të kualifikuarit në shkollat e larta politike të Partisë Punës së Shqipërisë (PPSH-së) dhe të Sigurimit të Shtetit të Mbrojtjes në ish-vendet e traktatit të Varshavës;

Ish-anëtarët ose bashkëpunëtoret e Shërbimeve te Inteligjencës se ish-vendeve të Traktatit të Varshavës.

Pozicionet nga të cilat përjashtohen

President

Kryeministër

Deputet i Kuvendit

Ministër

Zëvendësministër

Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Anëtarë të Gjykatës së Lartë

Anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Titullarë të institucioneve të pavarura kushtetuese që zgjidhen ose emërohen nga

Kuvendi, Presidenti, Kryeministri, Këshilli i Ministrave

Prokurorë ose gjyqtarë të të gjitha niveleve

Kryetar bashkie

Prefekt

Drejtor të përgjithshëm, drejtor drejtorie, drejtorë rajonalë në të gjitha

institucionet shtetërore

Drejtorë dhe drejtues në Policinë e Shtetit

Të Shërbimit Informativ të Shtetit

Të Gardës së Republikës

Të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Ambasador

Konsull

Sekretare të Përgjithshëm në çdo institucion

Këshilltarë dhe shefe kabineti të Presidentit të Republikës, kryeministrit, kryetarit të

Kuvendit, ministrave, të institucioneve kushtetuese./shqiptarja.com7

Next Post
“Vetëm masat e rrepta mundën ta izolojnë virusin”/ Ambasadori kinez në Tiranë: Isha në Pekin kur shpërtheu virusi

"Vetëm masat e rrepta mundën ta izolojnë virusin"/ Ambasadori kinez në Tiranë: Isha në Pekin kur shpërtheu virusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In