• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri i bashkëpronësisë, Mazniku shpjegon mekanizmin e dy fondeve që krijojnë banorët

by A R
27/11/2024 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji i ri për bashkëpronësinë ka hyrë në fazat e konsultimeve dhe nëse miratohet, do të hyjë në fuqi në muajt e parë të vitit që vjen. Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku shpjegoi në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan që synimi kryesor është rregullojmë bashkëjetesën dhe ndërveprimin në hapësirat në bashkëpronësi.

Rolet e banorëve, administratorëve të pallateve, bashkisë do të jenë tashmë të ndara dhe të mirëpërcaktuara. Bashkitë do të pajisen me një regjistër ku do të ketë një seri të dhënash për çdo objekt. Në to do të ketë një këshill për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërsa ligji do të funksionojë për të caktuar rregullat për zgjidhjen e tyre.

Drejtuesi i emisionit, Aldon Lipe mori si shembull ashensorin si një nga shkaqet më të zakonshme që disa banorë pranojnë ta paguajnë e të tjerë jo. Mazniku shpjegon se edhe në raste të tilla, do të vendoset me votën e banorëve sesi do të funksionojë pagesa.

Arbjan Mazniku: Pallati duhet të mblidhet bashkë dhe të vendosë një rregull. Nëse pallati do të vendosë me shumicën e votave që të paguajnë të gjithë njësoj, do të paguajnë të gjithë njësoj.

Aldo: Me vota!

Arbjan Mazniku: Po. Nëse pallati që një pjesë e tyre duhet të paguajë më pak apo më shumë, atëherë do  të caktojë një rregull vetë pallati. Kjo rregullore që pallati të bëjë, pasi të bëhet rregullorja nga vetë asambleja do të bëhet e detyrueshme për të gjithë sepse kështu është rregulli, jetojmë në formë demokracie, njerëzit duhet të bien dakord të gjithë për një sipërfaqe të përbashkët.

Një pikë tjetër e rëndësishme e ligjit është krijimi i dy fondeve, njërit që financon mirëmbajtjet si gjelbërimi e pastrimi dhe një tjetri që grumbullohet në një llogari bankare dhe do të përdoret për riparimet e thella.

Arbjan Mazniku: Ne krijojmë dy gjëra të reja. Krijojmë ligj përveç fondit për mirëmbajtjet e zakonshme që do të thotë pastrimi, larja, rregullimi që bëhet çdo ditë, çdo javë, çdo muaj dhe një fond të posaçëm ku çdo muaj banorët përmes pagesës së tyre shtojnë fondin për riparimet e thella që duhen bërë një herë në  5 vjet, 7 vjet, 8 vjet. Kur një person e shet shtëpinë, ai ikën nga shtëpia por fondi rri me banesën në mënyrë që kur të vijë momenti për të bërë riparimin e thelluar të objektit, njerëzit të mos kenë nevojë ta paguajnë atë ditë riparimin, por është paguar, është mbledhur fondi avash-avash në vite dhe është aty për të bërë riparimin e fasadës, riparimin e strukturës, themeleve, tarracës apo çatisë.

Ministri Mazniku shton se secili do të marrë çdo muaj një faturë ku tregohet se sa para janë shtuar në fond. Administratori i pallatatit do të pajiset me NIPT i cili do të jetë pa barrë fiskale, por do të lëshojë fatura që janë vendim ekzekutiv.

Në rast mospagesash në krye të tri muajve, administratori mund t’i mbajë përmes bankës dhe në rast se pagesa nuk është kryer as pas 6 muajsh, mund të vendosë barrën hipotekore. Sipas kësaj të fundit, nëse personi nuk shlyen detyrimet, nuk mund të kryejë asnjë veprim në hipotekë.

/a.r

Next Post
“Im atë, ish-oficer i Sigurimit. Çfarë i tha Ngjelës për Berishën dhe dështimi i një takimi në Presidencë”

"Im atë, ish-oficer i Sigurimit. Çfarë i tha Ngjelës për Berishën dhe dështimi i një takimi në Presidencë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In