• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i Pronave/ Rama dhe Nishani përplasen në Strasburg

by Aalison Pearse Stevens
09/06/2016 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikur të mos mjaftonin problemet dhe përplasjet politike në Shqipëri, Qeveria dhe Presidenca shqiptare duket se kanë zgjedhur edhe një shesh tjetër beteje, tashmë jashtë vendit, pikërisht në Strasburg. Qëndrimi ndaj Ligjit të Pronave është në qendër të kësaj përballje mes dy institucioneve më të larta në vend. Si Qeveria ashtu edhe Presidenca po bëjnë çmos të marrin mbështetje ndërkombëtare, ku qeveria po lobon që të marrë mbështetjen e Këshillit të Evropës për Ligjin e ri të Pronave, ndërsa Presidenti Bujar Nishani po lobon që ky institucion europian ta rrëzojë. Tashmë qartazi Strasburgu është shndërruar në një teatër përballjesh Qeveri- Presidencë. Dhe e gjitha kjo po zhvillohet kur pritet një përgjigje përfundimtare nga Gjykata Kushtetuese, e cila ende nuk ka vendosur për ditën e vendimit për pezullimin ose jo të ligjit të pronave.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës do të diskutojë në mbledhjen e radhës ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” në Shqipëri. Mbledhja do të zhvillohet këtë muaj në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Pas ankimimit të Presidentit, më 23 shkurt të këtij viti ligji është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, edhe nga shoqatat të pronarëve dhe Partia Republikane, të cilat e kanë konsideruar si të papajtueshëm ligjin në fjalë me Kushtetutën. Në vendimin e parë të përkohshëm që mori Gjykata Kushtetuese në 22 prill, rrëzoi ankimin e këtyre të fundit, duke i dhënë të drejtë qeverisë, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret brenda muajit shtator.

(javanews.al) Me. Ar
 

Next Post

Gjosha: Mjaft humbëm kohë, të miratojmë "drejtësinë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In