• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i gjuhëve në Maqedoni sërish në ngërç, se kalon parlamenti

by Java News
06/03/2018 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHKUP-Dështojnë përpjekjet e Kuvendit për leximin e tretë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Fillimisht seanca e caktuar për në orën 12 u shty për në orën 15, por edhe këtë herë deputetët nuk u thirrën në sallë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Burime nga partitë parlamentare bëjnë të ditur se shtyrja e leximit të tretë, respektivisht shqyrtimit të mbi 35 mijë amendamenteve të VMRO-DPMNE-së u bë për shkak të mos gjetjes së gjuhës së përbashkët mes partnerëve të koalicionit, LSDM-BDI. Kjo e fundit përfshi edhe kreun e Kuvendit ka kërkuar që leximi i tretë të kalojë pa shqyrtuar asnjë amendament të opozitës, por nga ana tjetër socialdemokratët nuk kanë pranuar një veprim të tillë. Sipas partisë së Kryeministrit Zoran Zaev, shqyrtimi i amendamenteve nuk është i domosdoshëm, por votimi i tyre një për një duhet bëhet, veprim ky i cili do të zgjaste me muaj. Kjo mos marrëveshje ka bërë që seanca për leximin e tretë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve të dështojë edhe njëherë dhe të shtyhet në afat të pacaktuar.

Nga ana tjetër tjetër deputetët e VMRO-DPMNE-së, si zakonisht për seancën ku duhet shqyrtuar mbi 35 mijë amendamentet për këtë ligj u kthyen në Kuvend. Prononcimet e tyre në takime jo formale me gazetarët ishin të shkurtra, Kuvendi duhet të veprojë sipas Rregullores.

Tashmë disa javë, amendamentet e partisë së Hristijan Mickoskit po qëndrojnë në sirtarët e Kuvendit. Vetë kreu i VMRO-DPMNE-së, pak ditë më parë deklaroi se variant i vetëm për tërheqjen e partisë së tij nga amendamentet është anulimi i ligjit aktual dhe hartimi i tij më konsensus të gjerë dhe më përfshirjen e ekspertëve. Por partia e Ali Ahmetit nuk pranon një gjë të tillë. Sipas tyre, ligji duhet të miratohet ashtu si kaloi fazat paraprake, duke mos pësuar asnjë ndryshim, njofton Alsat M.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar ndërsa më 17 janar, Presidenti Gjorge Ivanov njoftoi mos dekretimin e tij nën arsyetimin se i njëjti bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe cenon karakterin unitar të shtetit. Ligji për shqipen, përveç në Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, ishte edhe njëri ndër parakushtet e subjekteve shqiptare për formimin e Qeverisë. (Balkanweb)

Next Post
Mustafa Nano këtë herë provokon moderatoret e sportit Bora Zemani dhe Ilda Bejleri

Mustafa Nano këtë herë provokon moderatoret e sportit Bora Zemani dhe Ilda Bejleri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In