• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji/ Berisha kërcënon Metën e ish ministrat e tij: Heq parashkrimin për korrupsionin. Përjashton Gërdecin, ’97, grushtin e shtetit e Piramidat

by Java News
07/12/2022 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike me në krye Sali Berishën ka depozituar një projektligj në Kuvend, për t’i hapur rrugë ndëshkimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisht kohës kur është kryer vepra penale. Projektligji është firmosur nga 18 deputetë të Rithemelimit me në krye Berishën, i cili si për ironi është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion. Projektligji parashikon shtimin e një fjalie në nenin 67 të Kodit Penal, duke përjashtuar nga parashkrimi veprat penale dhe akuzat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, kundër kryeministrit, ish kryeministrave, zëvendëskryeministrit dhe ish zëvendëskryeministrave, kryetarit dhe ish krerëve të Kuvendit, si dhe drejtuesve të institucioneve qendrore përgjegjëse për prokurimet publike dhe koncesionet.

Nisma ligjore është trumbetuar nga Berisha si një presion ndaj kryeministrit Rama dhe ministrave aktualë. Por, SPAK nuk ka asnjë pengesë ligjore për të hetuar pushtetarët aktualë për korrupsion dhe krim të organizuar, madje disa ish ministra janë nën hetim për korrupsion. SPAK mund të hetojë zyrtarët dhe ish zyrtarët për krimin të organizuar që nga viti 2002 dhe për korrupsion që nga viti 2016.

Në këto kushte, propozimi i Berishës për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin e ish zyrtarëve të lartë pa afate parashkrimi, pra që nga viti 1992, duket se atakon më shumë Ilir Metën, i akuzuar nga vetë Sali Berisha për përfshirje në një sagë aferash korruptive, sidomos gjatë periudhës 2000-2002, kur Meta ka qenë kryeministër, por edhe gjatë periudhës 2009-2017, kur ka ushtruar detyrat e ministrit të Ekonomisë, zëvendëskryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit. Nisma ligjore mund të rrezikojë edhe ish ministrat e Berishës të akuzuar për abuzime gjatë periudhës 2009-2013, si Genc Ruli, Ridvan Bode, Arben Imami etj.

Nga ana tjetër, Berisha është kujdesuar për të mos i hapur telash vetes, duke mos përfshirë vepra të tjera penale që nuk parashkruhen. Nuk reflektohen në ligj vepra penale që janë konsumuar hapur në Gërdec, me grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, me trazirat e ’97, urdhrat për bombardimin e Jugut të Shqipërisë dhe as skema me firmat piramidale, për mes të cilave u mashtruan dhe humbën kursimet e tyre rreth 800 mijë shqiptarë. Për këto ngjarje, janë dënuar persona periferikë, ndërsa drejtësia nuk ka vepruar mbi organizatorët dhe përfituesit./Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j

( Kliko ketu: Projektligji i Rithemelimit)

Next Post
Grusht shteti në Peru, Presidenti i vetëshpallur vendos masa ekstreme

Grusht shteti në Peru, Presidenti i vetëshpallur vendos masa ekstreme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In