• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji absurd që nuk lejon kandidatët për deputetë të ankimojnë rezultatin

by Ervis Iljazaj
04/06/2025 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Disa kanidatë për deputetë të Partisë Demokratike si Ilir Alimehmeti apo Lisandër Hoxha kanë bërë një kërkesë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për rinumërimin e votës preferenciale në Tiranë dhe nuk është pranuar nga ky institucion me arsyetimin se një kërkesë e tillë mund të bëhet vetëm nga subjekti politik dhe jo individualisht nga kandidati. Në fakt anëtarët e KAS kanë zbatuar ligjin, i cili është një ligj absurd dhe ndoshta anitkushtetues, a thua se një kandidat për deputet nuk është një subjekt politik.

Është e qartë se ky ligj është bërë i tillë me qëllim nga ata që drejtojnë partitë politike për të kontrolluar sjelljen e kandidatëve për deputetë. Nëse ky ligj kishte kuptim kur listat ishin të mbyllura totalisht dhe votohej vetëm për partitë politike, tashmë që kodi zgjedhor parashikon votën preferenciale nga e cila varet fitimi i mandatit nga një kandidat nuk ka asnjë logjikë demokratike por edhe kushtetutese.

Në këtë mënyrë Kodi Zgjedhor shqiptar ka ngritur një regjim totalisht partitokratik të proceseve zgjedhore. Jo vetëm të administrimit të tyre e cila është tërësisht partiake por edhe për ankesat që nuk lejohen nga kadidatët individualisht por vetëm me lejen e partive politike. Dhe përse e kanë bërë kështu këtë ligj e shpjegon fakti se Partia Demokratike nuk ja ka dhënë logon kandidatëve për deputetë për këtë ankimin, dhe se anëtarët e KAS, përfaqësues të partive politike kanë votuar kundra ankimimit dhe rinumërimit të votave preferenciale, duke shkelur të drejtën kushtetuese të çdo kandidati për deputet për të patur transparencë mbi procesin zgjedhor.

Me pak fjalë, sjellja e kandidatëve për deputetë është e kushtëzuar nga partia politike. Nëse ajo e lejon mund ta ankimosh rezultatin, në të kundërt nuk mund të gjesh të drejtën tënde si kandidat për deputet. Në këtë mënyrë që është hartuar ky ligj është duke na sjellë reminishencat e mandatit imperativ i cili është hequr që nga koha e Revolucionit Francez në vitin 1789. Mandati imperativ parashikonte që deputeti duhet të sillej sipas direktivave të partisë, në të kundërt i hiqej mandati. Ndërsa sot, të gjitha kushtetutat demokratike, edhe ajo e Shqipërisë, parashikojnë se deputeti përfaqëson elektoratin dhe jo partinë. Koncept i cili ndryshon totalisht rolin e deputetit brenda rendit kushtetues demokratik dhe i jep atij një status të pavarur nga partia politike.

Gjithsesi, ky ligj nuk është i vetmi që ka ndërtuar një regjim partitokratik në Shqipëri. Në përgjithësi ne tashmë kemi të bëjmë me një partitokraci të ulur këmbëkryq dhe që vendos për çdo gjë. Në Shqipëri, nga të treja pushtetet votohet vetëm për pushtetin legjislativ. Por, me këtë sistem zgjedhor që kemi, në pjesën më të madhe votohet për partitë politike.

Prandaj roli që kanë partitë politike në rendin kushtetutes shqiptar është shumë i madh dhe i rëndësishëm dhe s’ka nevojë që të shtohen ligje të tjera për të forcuar fuqinë e tyre si në rastin e kodit zgjedhor. Problemi qëndron se kemi një partitokraci pa parti politike demokratike dhe funksionale, gjë e cila ka sjellë personalizmin në dy duar të të gjitha proceseve demokratike.

Për të kuptuar që jemi në një rend totalisht partitokratik mjafton të shikojmë se çfarë ndodh me institucionet e pavaruara sa herë që politika është në krizë. Kur politika shqiptare është në krizë dhe në konflikt të gjitha organet e tjera kalojnë në krizë, shenjë e qartë e uzurpimit të tyre nga ana e partive. Ndërkohë që roli i tyre është pikërisht të zgjidhë konfliktet dhe krizat politike.

Kështu që ligji, që nuk lejon ankimimin e rezultatit të kandiatëve për deputetë pa lejen e partive, nuk bën gjë tjetër veçse sa e forcon partitokracinë shqiptare duke shkelur të drejtat kushtettuese dhe demokratike të çdo individi, aq më tëpër të një kanditati për deputet.

Next Post
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Katër të arrestuar për falimentim të qëllimshëm të 7 fasonerive, mes tyre dy vajza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In