Andreas Schieder, raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, ka dalë sot, 30 janar, në një konferencë për mediat.
Ai tha se “takimet në vendin tonë, në përgjithësi kanë qenë të suksesshme”, duke shtuar se lufta ndaj korrupsionit duhet fuqizuar.
“Sigurisht që kur vjen në Shqipëri, lexon shtypin, por dëgjon edhe aktorët e ndryshëm. Së pari, Parlamenti Europian nuk komenton çështje juridike apo ligjore, megjithatë institucionet duhet të bëjnë punën e tyre, me gjejet e tyre, në bazë të legjislacionit, kemi thënë që institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK-ut. Natyrisht nuk është për ne që të ndërhyjmë apo të komentojmë ndonjë rast specifik”, theksoi ai, kur u pyet për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Ai u ndal edhe te protestat e fundit të opozitës, duke sugjeruar se “duhet shmangur dhuna” dhe se “Shqipëria duhet të ketë një qasje të bashkuar”.
“Mësova kohët e fundit se në Kuvend ka unaninimtet për didsa cështje të jashtme, uroj të ndryshojë kultura edhe në ccështje të tjera”, u shpreh ai.
Tha se Shqipëria ka pasur një ecuri madhore në negociata.
“Shqipëria do vazhdojë të jetë pararojë për zgjerimin, për mbylljen e kapitujve nuk është vetëm te miratimi i legjislacionit, që ne e kënaqëm BE-në, por duhet bërë për harmonizim më të mirë të standardeve këtu dhe atyre në BE. Edhe pas miratimit të legjislacionit ka goxha punë për të bërë”, nënvizoi Schieder.











