• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ligjet’ miratojnë amnistinë në burgje/ Do lirohen 700 të dënuar. Alimadhi largohet nga Komisioni se ndjehet i tallur nga kolegët

by Java News
23/01/2020 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin për amnistinë, i cili pritet t’i kalojë tashmë Kuvendit. Ky pr/ligj pritet t’iu japë lirinë rreth 700 të dënuarve.

Sipas Gjonajt, gra të dënuara me vendim të formës së prerë në burgjet shqiptare janë 54 nga të cilat 22 do të përfitojnë lirinë nga amnistia, ndërsa 28 të tjera ulje të dënimit me 1/3 e tij ndërsa 4 prej tyre nuk janë përfshirë si pjesë përfituese nga amnistia.

Ndërkohë që nga amnistia sipas kreut të Komisionit Ulsi Manja, do të përfitojnë edhe 4 të mitur ku njëri prej tyre do të lirohet ndërsa 3 të tjerët do të përfitojnë uljen e dënimit.  Ky pr/ligj pritet t’iu japë lirinë rreth 700 të dënuarve.

Teksa po zhvillohej seanca dëgjimore me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për projektligjin e amninistrisë, në Komisionin e Ligjeve, ka pasur edhe debate të forta që pasuan me largimin nga mbledhja të deputetit Adratik Alimadhi, i cili pretendoi se u ndje i fyer nga kolegët e mazhorancës.

Që në fillim ai kërkoi që t’ia bënte pyetjet një e nga një ministres, por që u kundërshtua nga socialisti Bashkim Fino.

Fino: Zbato rregulloren, cdo deputet ka te drejte për të bërë pyetje, jo përgjigje të pyetjeve një nga një, pyetjet bëhen të gjitha bashkë.

Manja: Do bëjmë një përjashtim për zotin Alimadhi.

Ndërkohë që teksa ishte duke folur Alimadhi, pati ndërhyrje nga ana e socialistëve.

Alimadhi: Qeshni kur unë flas, më thoni nëse nuk më doni në komision dhe largohem. Nuk ofendoj asnjë, mos qeshni të paktën kur flas. E bëtë një opozitë që të ikte, po largohem edhe unë. Mos flisni në këtë gjuhë të pakulturë. Nëse nuk jam për këtu unë të largohem . Si diktaturë. Nuk qeshet kështu. Ku jemi këtu. Nëse unë se kam vendin këtu më çoni ku ka qenë para viteve ’90.

Pas kësaj Alimadhi u largua nga mbledhja, ndërkohë që ministrja Gjonaj vijoi raportimin për amnistinë.

g.kosovari

Next Post
“Nissan” dhe “Audi Q7”/ Sekuestrohen 2 mjete luksoze në Kakavijë, 4 të arrestuar, mes tyre një boshnjak dhe një grek

“Nissan” dhe “Audi Q7”/ Sekuestrohen 2 mjete luksoze në Kakavijë, 4 të arrestuar, mes tyre një boshnjak dhe një grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In