• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligjërimi i Bertit që iku nga kjo botë dhe Luli

by Ilir Yzeiri
17/05/2021 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Para disa ditësh mësova se paska ikur nga kjo botë Berti, miku simpatik i të gjithë atyre që kalonin në rrugën e Liceut dhe e ndeshnin thuajse çdo mëngjes, por miku edhe i të gjithë gazetarëve dhe punonjësve të Top Chanelit, miku i të gjithë atyre që kishin një zë në publik ose që kishin qenë dikur të njohur në qytetin « Studenti ». Berti paska ikur nga kjo botë prej Covidit, por një miku i tij që rri në kryqëzimin e ambasadës italiane me TVSH-në më tha se Bertin e hoqën qafe nga që u prishte punë. I futën një gjilpërë dhe iku. Pas kësaj që më tha miku i Bertit, krijova përshtypjen se Berti mund të ketë ikur nga kjo botë por fabula vazhdon.

Unë e kam të vështirë ta përcaktoj se çfarë ishte Berti si tip shoqëror. Ai e mbante veten si mik i të gjithë intelektualëve të cilët ishin bërë të tillë pasi kishin kaluar nga Qyteti « Studenti » dhe ai i mbante mend të gjithë madje edhe godinat ku kishin qëndruar. Bertin e kam njohur kur isha student dhe më kujtohet se njëherë bashkë me Xan Gallatën, një personazh tjetër simpatik që vinte në Qytetin « Studenti », na ndaluan diku afër Klubit « Studenti » dhe Berti, ndenjti pak e u largua. Xani tha : pse nuk na e mbajtët të kishim bërë pak gallatë.

E kam vrarë mendjen disa herë dhe nuk e kam shkoqitur mirë nëse në raport me Bertin ishin ne më të mençur apo ishte Berti më i zgjuar se ne. Berti vetë e mbante veten si njëri nga ne. I vetmi ndryshim ishte se ai nuk e fshihte naivitetin dhe ligjërimin e ndaluar. Pasioni i tij në mëngjes ishte një 50 lekësh i ri, të cilin duhet t’ia jepje se do pinte një gotë raki. Pas kësaj, ai, pa të marrë leje niste bisedën. Mirëpo ligjërimi i tij ishte në të shumtën e rasteve më brilanti se të gjitha ligjërimet që kishin mbushur një natë më parë studiot televizive.

Berti nuk kishte dilema në ligjërim. Ai e shpjegonte botën tonë të ngatërruar shumë thjesht : pasioni i tij ishin gjetja e lidhjeve mes personazheve, numrit të godinës ku kishte fjetur personazhi, numrit të rrugës ku banonte dhe gjithçka shpjegohej. Dikur ishte i fiksuar me kompanitë italiane të kohës së luftës dhe shumë ngjarje nga jeta jonë në fillimet e demokracisë i shpjegonte si përkime logjike të këtyre mbivendosjeve, pastaj, Partinë Demokratike dhe liderët e saj i shpegonte me numrin 13 që kishte qenë numri i shenjuar më parë nga Ramiz Alia në dokumentet e gjendjes civile, sipas Bertit.

Mishel Fuko në librin e tij « L’ordre du discours » (Gallimard, 1971) duke folur për ligjërimin thoshte se ne jemi të mbështjellë me fjalë, me ligjërim. Sapo hapim sytë e deri sa i mbyllim ata ne mbulohemi nga fjalët. Mirëpo në ligjërimin publik vepron një kriter : përjashtimi dhe tabutë. Deri në shekullin XVII ligjërimi i të marrëve nuk përfillej në ligjërimin publik. Shumë – shumë ai mund të ndeshej në një skenë teatri ku i marri tregonte një të vërtetë të fshehur. Më tej mjekësia psikanalitike nisi ta përfillë ligjërimin e të marrëve, por sot ai ende ka mbetur si një ligjërim që nuk shenjon një akt, një kontratë. Është një logjërim pa referencë.

Shqipëria është mbuluar tani në fund me ligjërime të marrësh gjithëfarësoj dhe teoritë konspiracioniste, sidomos, janë bërë edhe te ne pjesë e narrativës së kohës që jetojmë. Personazhe si Berti që e zbukuronin atmosferën dhe ligjërimin me rrëfime abstrakte që vinin nga një botë emocionale e dëlirë, e pafajshme dhe e parrezikshme mbeten tani si një kujtim i largët. Këta personazhe që jetojnë me ne dhe përpiqen të na tregojnë se jeta nuk është aq serioze sa e marrim, sa janë gjallë i mbajmë si modele ku shohim botën qesharake, atë që na pëlqen por nuk e imitojmë.

Ndërkaq, ligjërimet politike makabre i kemi të detyruara t’i dëgjojmë, të merremi me to dhe t’i analizojmë. Nuk e di se çfarë do të kishte thënë Berti për Lulin që thotë se nuk kam humbur, por kam fituar nga që nuk bëra aleancë me Qifen. Me siguri Berti do të kishte gjetur një analogji me numrat dhe gjatësinë e Lulit. Diku te targat e makinës që përdor Luli, Berti do ta kishte gjetur të vërtetën.

Berti ishte ana qesharaket e jetës sonë. Ai, gjithashtu, na tregonte fillin e hollë nga ndahet normaliteti me idotësinë. Ai na kujtonte se në rastet kur ne e merrnim shumë seriozisht jetën, kishte një shteg për të dalë me mend në kokë nga kjo zallmahi. Mjaft të mendoje lidhjet që kishin numrat, dera e pallatit, njësia e banimit, dhe numri i këmbës. Berti përdorte këtë terapi që të mbante veten në formë dhe të vijonte të mblidhte 50 lekëshat për rakinë e radhës. Ligjërimit tonë tani do t’i mungojë një autor, i cili iku nga kjo botë pa na treguar nëse ai ishte i marrë apo tallej gjithë kohës me ne, nga që e kishte kuptuar se kjo botë nuk vlente më shumë se një teke raki.

Next Post
FOTOLAJM / Osmanin e ‘harrojnë’ të gjithë, e vetmja presidente grua ‘bllokohet’ nga… Ilir Meta!

FOTOLAJM / Osmanin e 'harrojnë' të gjithë, e vetmja presidente grua 'bllokohet' nga... Ilir Meta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In