• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ligje për të mbrojtur shqipen”, gjuhëtarët: Fjalët e huaja, rrezik. Të unifikohet terminologjia me Kosovën

by A R
21/02/2025 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa globalizmi ka ndikuar në çdo fushë, gjuha është ajo që është prekur jo pak nga ky fenomen.

Gjuhëtarë dhe studiues janë bërë bashkë për të diskutuar mbi problematikat e gjuhës sot. Gjuhëtari Emil Lafe ngre shqetësimin për përdorimin e terminologjive të ndryshme për të njëjtat fjalë mesh Shqipërisë dhe Kosovës.

“Çfarë kam kërkuar nga ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës? Sot problemet kryesore janë problemet që kanë të bëjnë me leksikun dhe terminologjinë. Ministritë e Arsimit të dy shteteve shqiptare të krijojnë një komision të përbashkët për terminologjitë e lëndëve shkollore. Terminologjia e gjuhësh shqipe nuk është e njësuar në Shqipëri dhe Kosovë. Në qoftë se nuk njësojmë terminologjinë nuk mund të themi se kemi një gjuhë letrare kombëtare të njësuar. Kjo e bën shumë të dyshimtë si do e pasqyrojmë në fjalorin e gjuhës shqipe. Cilin term do të vëmë?”, tha Emil Lafe, gjuhëtar.

Por, ky nuk mbetet shqetësimi i vetëm i gjuhëtarëve. Për ta futja e fjalëve të huaja apo atyre që i cilësojnë mbetje gjuhësore mund të rregullohet vetëm përmes ndërtimit të ligjeve qe mbrojnë gjuhën.

“Pse duhet një komision i tillë me kompetencë shkencore dhe fuqi vendmarrse, sepse ka shumë ndotje gjuhësore që nuk ka fuqi një gjuhëtar, se institucionet nuk po marrin pjesë, të binin autoritetet e Tiranës të heqin këto fjalë. marr shembull këtu fjalën markat, kjo fjalë është automatikisht një ndotje gjuhësore sepse ne kemi fjalën tonë shqipe”, shtoi gjuhëtari.

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare synon promovimin e ndërgjegjësimit që kanë të gjitha gjuhët në botë dhe në këtë kuadër vihet në dukje se ka shumë gjuhë që rrezikojnë të zhduken, ose mbijetojnë vetëm përmes të folurit. Por duket se shqipja nuk rrezikohet nga ky fenomen.

“Duke qenë se ne jetojmë në një periudhë ku gjuha shqipe flitet si gjuhë zyrtare dhe gjuha zyrtare e dy shteteve ne Ballkan e Shqipërisë dhe Kosovës, ka një status të veçante në Maqedoninë e Veriut dhe status të gjuhëve lokale në Malin e zi, mendoj se gjuha shqipe është në pozicionin më të mirë nga ana e statusit në këtë shekull sepse është gjuha në përdorimin më të madh nga folësit e këtyre vendeve”, deklaroi Linda Mëniku, gjuhëtare.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare është shpallur nga UNESCO në vitin 1999.

Next Post
U arrestua me urdhër të GJKKO, Safet Bajri dërgohet në Bllokun e Sigurisë

U arrestua me urdhër të GJKKO, Safet Bajri dërgohet në Bllokun e Sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In