• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ligj i ri për njohjen e vjetërsisë në punë para 1991, Hado: Këtë vit bonus më i madh

by A R
23/10/2024 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka nisur një tur informues për skemën e pensioneve, që synohet t’i vlejë vendit për tri dekadat e ardhshme.

Mbi 40 mijë persona dalin çdo vit në pension në Shqipëri.

Numri i atyre që hasin problematika për njohjen e vjetërsisë në punë është bërë një barrë administrative dhe financiare për Institutin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH).

Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado, tha se e gjitha vjen prej mosgjendjes së regjistrave nga e shkuara para 1990-ës.

“Problematikat më të mëdha që hasim me qytetarët kanë të bëjnë me pasaktësitë ose mungesat e dokumenteve për punën gjatë komunizmit. Personat përgjegjës të kohës, shefat e kuadrove, nuk i kanë mbajtur vjetërsitë në punë të qytetarëve sipas rregullave. Kolapsi i regjimit solli mbylljen e gjithë ish-kooperativave bujqësore dhe ndërmarrjeve shtetërore. Kemi edhe regjistra të pambyllur nga këta shefa, që më vonë mund të jenë larguar si pjesë e eksodit me anije, përmes flukseve migratore. Kemi pasur edhe një 1997 traumatike, me djegien e disa ndërmarrjeve.  Vetëm në Tiranë kemi minierën e Valiasit të djegur, që në fund kishte 4.500 punëtorë, pra mijëra njerëz. Ne kemi bërë një ligj për ish-kooperativat e djegura, por problemi nuk është zgjidhur. Verifikimi është një volum i madh pune dhe kur është e pamundur të saktësohet vjetërsia e punës, qytetarët janë të detyruar t’u drejtohen gjyqeve. Numri i gjyqeve ka qenë diku te 4.500–5.000 gjyqe në vit. Ka rënë në rendin e 2.500–3.000 gjyqeve, por janë shumë. Këto proceset zgjasin deri në 5 vjet,” tha z. Hado.

Nga viti i ardhshëm është parashikuar të miratohet një ligj i ri që do të bëjë njohjen automatike të viteve të punës në kohën e komunizmit.

“Është propozuar një projektligj që pritet të miratohet dhe të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2025 për njohjen automatike ose aforfe të gjithë vjetërsisë në punë gjatë kohës së komunizmit, për të gjithë qytetarët shqiptarë, jo vetëm për kooperativat bujqësore. Do kërkohet një deklaratë se ku personi ka punuar dhe një certifikatë personale me datën e kohës, për të treguar se ku ka jetuar qytetari p.sh. 1991 deri në 1993. Të gjithë ata qytetarë që kanë jetuar në fshat deri në 1 shtator 1991, e gjithë periudha nga mosha 18 vjeç deri në 1 shtator të 1991 do konsiderohet automatikisht vjetërsi pune. P.sh. në qoftë se ka qenë 18 vjeç në vitet 1975–76, nga kjo periudhë deri në 1991, pra 15 vite e ca muaj, do ketë automatikisht vjetërsinë, pa verifikim, plus vitet qe ka pas do të llogariten. Për ata që kanë punuar në qytet, njohja do të jetë deri në tetor 1993,” shtoi drejtuesi i ISSH-së.

Sipas Z. Hado në të njëjtën kohë do të punohet edhe për të bindur bizneset dhe punëdhënësit që të tregojnë pagat e tyre reale, pasi informaliteti në këtë drejtim është një faktor që po ndikon në mbajtjen ulët të pensioneve në Shqipëri.

“Vetë zhvillimi ekonomik i vendit ka sjellë për pasoja paga më të mira. Nëdy vitet e fundit ka pasur një rritje domethënëse me më parë, dhe kjo duhet reflektuar në kontribute. Punëmarrësi dhe punëdhënësi duhet të paguajnë kontributet në bazë të pagës reale. Ka ende një lloj informaliteti gri, sidomos për sektorë të caktuar, që krijon vështirësi financiare për skemën.

Është krijuar një grup pune me ekspertë edhe nga Banka Botërore për të analizuar skemën si do të ecë në 20–30 vjetët e ardhshëm. Për shembull, duket sikur indeksimin 4,1 për qind e përfitojnë vetëm pensionistët që janë aktualë, por edhe të gjithë ata që do të dalin nga 1 Tetori do e kenë të llogaritur në masën e tyre të pensionit. Indeksimi është një detyrim ligjor, në rritje të përvitshme.

Është fakt që pensionet janë të ulëta në Shqipëri. Ka shumë faktorë, por dhënia e bonuseve dhe kompensimet e ndryshme nuk janë pjesë e skemës, por janë vullnet i qeverisë. Po shikohet mundësia që bonusi i fundvitit do të jetë më i madh se bonusi prej 5 mijë lekësh që është dhënë vit për vit. Besoj shumë shpejt do deklarohet masa,” deklaroi z. Hado.

/a.r

Next Post
Kryemadhi “non grata” në selinë e partisë, gjen strehë në Kuvend, propozon projektligj

I shpëtoi burgut prej trajtimit mjekësor? Kryemadhi: U operova në 2019, ndiqem nga mjekët në spitalin e San Marinos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In