Kur kanë mbetur thuajse 10 ditë nga data e takimit, trajneri i Skocisë Alex McLeish ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për të përballuar sfidën me kuqezinjtë, por edhe atë me Izraelin, 3 ditë më pas Glasgou.
Në listë tërheqin vëmendjen mungesat e dy sulmuesve mjaft të rëndësishëm për skuadrën skoceze, siç janë Leigh Griffiths që aktivizohet me Celticun dhe Steven Naismish që aktivizohet me Heart dhe shënoi një nga golat në takimin e Glasgout, në muajin shtator.
Kujtojmë që Shqipëria luajti me Skocinë në Glasgou në muajin shtator, po për Ligën e Kombeve, në një sfidë të cilën e humbi me rezultatin 2-0, pas një paraqitjeje mjaft të dobët të kuqezinjve, që u shfaqën “të dorëzuar” ndaj vendasve.
Këtë herë skuadra e Panuccit do të synojë të marrë 3 pikët për të shmangur vendin e fundit në grup, pozicion që rrezikon Kombëtaren Kuqezi, të bjerë në Ligën D, për edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni. /ma.me












