Rusia po del të jetë shkaktarë i telasheve mes Turqisë dhe SHBA’së. Tensionet midis SHBA dhe Rusisë janë rritur ndjeshëm pasi Turqia kundërshtoi Washingtonin duke lidhur një marrëveshje armësh me Moskën.
Ankaraja ka vazhduar përpara me një marrëveshje mbrojtëse ajrore me Kremlinin, e cila do të rezultoj me dhurimin e avionëve luftarakë F-35 për Turqinë.
SHBA kishte kundërshtuar ashpër marrëveshjen dhe katër senatorë amerikanë kanë tentuar që të futin një projektligj për të ndaluar marrëveshjen e planifikuar të avionit luftarak S-400.
Megjithatë, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka insistuar se marrëveshja është “e vlefshme” dhe do të injorojë kërcënimet nga përtej Atlantikut, shkruan Express UK.
Cavosoglu ka potencuar se ndërhyrja e SHBA’ve thyen rregullat e ligjeve ndërkombëtare.
Turqia është një partner prodhimi në programin e multimiliardësh F-35, por SHBA-ja është e shqetësuar se blerja e sistemeve ruse mund të dëmtojë sigurinë e avionit.
Ndryshe rritja e armiqësisë midis Rusisë dhe SHBA-së është intensifikuar në javët e fundit midis dy superfuqive në përfshirjen në krizën politike në Venezuelë.
Presidenti i SHBA Donald Trump i ka bërë thirrje Moskës për të tërhequr trupat e saj nga Venezuela dhe paralajmëroi se “të gjitha opsionet” ishin të hapura për ta bërë këtë të ndodhë.
Të shtunën Kremlini dërgoi dy aeroplanë që mbanin 100 trupa ushtarakë në Karakas.