• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Lidhja mes bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit/ Veterineri tregon modelin e Korfuzit për ta bërë funksionale ekonominë e tregut

by E S
04/07/2025 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për emisionin Shqip në Dritare TV, Aleksandër Jorgaqi, veteriner 92-vjeçar që jeton prej vitesh në Korfuz pranë familjes së vajzës, tregoi se si ishulli grek ka zgjidhur në mënyrë funksionale lidhjen mes bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit – një model që Shqipëria ende nuk arrin ta kuptojë.

“Në Korfuz funksionon ekonomia e tregut,” – thotë ai.

“Kush prodhon, shet. Kush investon, fiton. S’ka burokraci, s’ka barriera, s’ka hipokrizi.”

Sipas Jorgaqit, atje gjen të gjitha nivelet e konsumit:

– Do mish organik? Ka.

– Do peshk të egër? Ka.

– Do qumësht të freskët apo produkte artizanale? Ka.

– Do të hash lirë? Mundesh.

– Do të paguash 3.000 euro për një pjatë elitarë? Edhe ajo ekziston.

“Peshku më i mirë në treg kushton sa një rrogë. Por është i egër, i kontrolluar, i certifikuar. Kjo është zgjedhje. Dhe çdo gjë shkon përpara sepse ekziston zinxhiri i plotë i prodhimit”, tha Jorgaqi.

Ai thekson se Greqia ka kuptuar një gjë që Shqipëria ende s’e kupton:

“Nuk ka turizëm pa produkt vendas. Nuk ka restorant pa fshat. Nuk ka shije pa tokë.”

Sipas tij, ndërsa në Shqipëri tokat po mbulohen me panele diellore apo po braktisen, në Korfuz kodrat janë të mbjella, stallet funksionojnë dhe të huajt blejnë dhe ndërtojnë aty sepse kanë siguri, rend dhe përfitim.

“Këtu nuk merret subvencioni për ta shitur tokën, por për ta shfrytëzuar. Dhe njerëzit nuk kanë frikë se nesër s’do kenë kujt t’i shesin.”

Jorgaqi bën thirrje që Shqipëria të mos shpikë modele abstrakte, por të mësojë nga ajo që ka përballë, vetëm pak milje larg:

“Kemi të njëjtin klimë, të njëjtat kodra, të njëjtin ujë. Por ata kanë vizion. Ne kemi vetëm premtime.”

Next Post
Rama refuzon skemën britanike të qendrave të kthimit të emigrantëve: Ideja që “të gjejmë një vend ku t’i hedhim”, e paimagjinueshme!

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës? Rama: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë…

Comments 1

  1. Lui says:
    9 months ago

    Në një letërkëmbim midis Aliut të Egjiptit dhe Aliut të Janinës thuhej. “ Ali ti, Ali unë, pasha ti e pasha unë! Nuk e kuptoj përse bën aq shumë ekzekutime me jetë?!” Aliu i Janinës i përgjigjet: “ Ali ti, Ali unë, pasha ti, pasha unë! Nëse ti ekzekuton 10 dhe të binden 100, mua më që të më binden 10, duhet të ekzekutoj 100”.
    Kështu puna edhe këtu o veteriner i nderuar. Fjala vjen ti përse shkove për të jetuar jashtë Shqipërisë? Pikërisht për këtë fakt. Që këtu janë njerëzit më të poshtër, më spekulativë, më abuzues. Dhe nga këta njerëz që jemi ne si popull dalin elita e këtij populli. Dmth dalin të poshtrit më të zotë, dalin spekulantët më të zotë, dalin abuzuesit më të zotë e kështu vazhdon.. Nga ne dalin. Nuk dalin nga hiçi. Dhe padashje legjitimohet periudha e komunizmit që vlonte kërbaçi!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In