• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Lidhja me masakrën e Bradasheshit’, Artan Hoxha: Kush e kërkon të vdekur Otin e Elbasanit, dy herë u tentua eliminimi i tij

by Java News
16/11/2022 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dal nga aksioni i policisë së Elbasanit kur një grupi kriminal që dyshohet të ishin vrasës me pagesë. Gazetari Artan Hoxha u ndal sot tek arrestimi i Xhafer Deliut në fillim të muajit tetor, i cili u kap me gjysmë kilogram drogë të fortë, Heroinë. Hoxha shtoi se në celularin e tij janë gjetur foto dhe biseda bindëse se në Elbasan do të kryheshin dy goditje për të eliminuar dy persona të njohur në këtë qytet.

“Më 10 tetor në Elbasan u ndalua një person, i njohur si Xhafer Deliu. Gjatë kontrollit në banesë i është gjetur edhe gjysmë kilogrami heroinë. Ky person kur është ndaluar se ka qenë edhe në arrest shtëpie. Në telefonin e tij u gjenden biseda se po përgatiteshin dy vrasje me pagesë. Pra dy atentate.” tha Hoxha.

Mes të tjerash gazetari ka theksuar se Xhafer Deli ka pasur në celularin e tij, kontakte me Arben Spahiun, kunatin e Erion Alibejt në Elbasan.

“Kishte kontakte me Arben Spahiun, kunatin e Erion Alibeaj, apo njohur si vëllai i Spahiut që u vra në Belgjikë. Ka pasur kontakte mes Xhafer Deliut dhe Arben Spahiut.” tha Hoxha.

Sipas Hoxhës në celularin e Xhafer Deliut janë gjetur foto të Dine Çamit dhe foton e Otit të Elbasanit. Hoxha theksoi se është shumë e qartë që kjo është një hakmarrje që tentohet të kryhet për shkak të masakrës së Bradasheshit.

“Në celularin e tij,  u gjetën foto të Abedin Mema, apo Dine Çami. Dine Çami u shpall në kërkim për operacionin “Plumbi i Artë”, që u rrëfyer Dumani. Thuhet se Dine Çami është burri i tezes së Kelit të Kombinati edhe ky në kërkim për shkak se akuzohet për masakrën e Bradasheshit. Keli i Kombinatit është në Dubai i lirë atje. Mqs nuk e gjejnë dot kanë dashur të godasin Abedin Memës. Dukej që ishte atentat ndaj tij për hakmarrje. Është gjetur edhe foto të Otit të Elbasanit, që do vriste vetë Nuredin Dumanit. Janë gjetur foto.” shtoi gazetari Artan Hoxha.

Hoxha duke u ndalur tek kjo ngjarje e rëndë ka theksuar se Otit të Elbasanit është hera e dytë që kërkohet të eliminohet. Ai sipas Hoxhës ka kërkuar mbrojtje, por shteti nuk e ka thirrur as për të dëshmuar për ngjarje të tilla.

“Kur janë pyetur pse i ka foto, Xhaferr Deliu ka thënë se kam njohje por më pas rezultoi se janë përdorur nga grupi që po organizohet për goditjen e radhës për të vrarë Abedin Memën dhe Elton Kilën (Otin e Elbasanit). Otit të Elbasanit, është hera e dytë që i del emri për tu ekzekutuar. Ai ka kërkuar mbrojtje për vetë dhe për familjen. Por ai, as nuk është thirrur për të dëshmuar. Është hera e dytë që tentojnë ta vrasin. Hakmarrja është për masakrën e Bradasheshit dhe Andi Zylyfit. Kjo është për të marrë hak për vrasjen e Indrit Alibeajt.”

“Del se kush e kërkon eliminimin e Elton Kilës. Është për hakmarrje për Bradasheshin. Pse nuk e pyesin? Është e dyta herë që kërkohet të eliminohet. Henrik Hoxha e priti gjithë ditën por nuk kishte ardhur në vendin ku do kryhej vrasja. 200 mijë euro u paguan. Edhe këtë herë u gjet grupi që do e eliminonte. Minimalisht të merret në pyetje se nuk është marrë. Gjykata Administrative aty është AK – 47 që i con në vrasje.” tha Hoxha.

/s.f

Next Post
Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit, Berisha: Në pranga u vunë cironkat, dihet që ndërmarrja është e qeveritarëve

Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit, Berisha: Në pranga u vunë cironkat, dihet që ndërmarrja është e qeveritarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In