Kryeministri Rama ka dalë mesditën e sotme në një bashkëbisedim LIVE në rrjetet sociale, teksa i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve, por edhe të gazetarëve.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me lajmet e ditëve të fundit se vëllai i tij është i përfshirë në aferat e mashtrimit me Call Center Bursa, së bashku me Amant Josifin, këshilltarin e ministres Olta Xhaçka, Rama u shpreh se këto akuza janë të pavërteta.
Ai garantoi se qeveria që ai drejton nuk është mburojë e asnjë aktiviteti dhe i askujt, pasi sipas tij, nëse do të ishte kështu, personi në fjalë nuk do të ishte në kërkim.
“Qeveria jonë nuk është mburojë e asnjë aktiviteti dhe nuk i bëhet mburojë askujt, por këto spekulime të natyrës ‘një ish zyrtar’ etj etj, janë pa asnjë vlerë, sepse e para ky ish-zyrtar sot është në kërkim nga drejtësia dhe ky është një proces që nuk është bërë nga ana ligj-zbatuese spanjolle në mënyrë krejt të pavarur, por në zbatim të ngushtë me organet tona ligj-zbatuese, të cilat nuk kanë asnjë lloj pengese apo ndikimi për të mos vepruar.” – tha Edi Rama.
/a.r











