• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lidhja e Shkrimtarëve të vdekur

by Edison Ypi
02/03/2025 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

I leu dikujt në zemër, ngriti muzeun “Shtëpia Kadare”.

Shif rrushi-rrushin e piqu, pas tij, një tjetër, ndoshta po ai, hapi muzeun “Shtëpia Dritëro”.

Me gjirokastritin që shkrau romane me perandorira, ëndërra, kalorës të vrërët, luftra të përgjakshme, intriga, varre, të vdekur, dhe devolliun që thuri poeziçka me katundarë të lumtur duke u llafosur rrotull vatrës, u duk se me këto dy shtëpi muze, problemi i një vendi të shenjtë ku adhuruesi i fjalës së bukur, sipas preferencës së vet, të mund të derdhi dy pika lot, kjo mesele mori fund.

Por u ngrit një ters e tha: Borgjezi Kadare e hidhte përpjetë. Armiku Kadare, ky Kalë Troje i borgjezisë ndërkombëtare brenda Shqipërisë kooperativiste, ishte mëndjemadh, s’të fliste me gojë. Ndërkohë, katundari, pijetari, proletari, bolsheviku, Dritëro ishte modest, të kënaqte me muhabet. Letërsi dhe Tango është qef i madh.

Por Tango me 1 s’është e mundur. Për tango duhen, për fat, aq sa korifej kemi, 2. Korifejtë mjaft vuajtën veç e veç. Tani duhen afruar, duhen barazuar, mesatarizuar, kooperativizuar, komunistizuar. I fusim të dy në një varr. Ku asnjërit të mos i prishet qefi. Ku të gjithë të mbeten buzagaz. Të kënaqet mileti. Të lumturohet kallaballëku. Të ndizet festa. Të shtrohet gostia. Të hidhet valleja. Të derdhet rakia. Nuk është e pamundur. Bëhet kollaj. Ulim pak Kadare borgjezin. Ngremë pak Dritëro popullorin. Dhe u kry. Të dy brenda në varr. Të dy në mes. Të dy njësoj. Të dy të barabartë. Të gjithë të kënaqur. Të gjithë të lumtur. Pra bashkojmë “Shtëpinë Kadare” me “Shtëpinë Agolli”, në një shtëpi të vetme me emër “Shtëpitë Agolli Kadare”. Kështu e kanë pagëzuar varrin e të dyve. Kështu quhet në Internet, ku, me të drejtë, theksohet se këta dy varre janë thelbi i edukimit. U sa bukur. O pika na raftë që s’e dinim.

Në 1 varr dy shkrimtarë. Duheshin aq fort sa as vdekja nuk i ndau dot. Ai i romaneve dhe ai i vjershëzave, të dy njësoj të lavdishëm, njësoj të dashur, njësoj të dobishëm. Dhe thonë se Parajsa letrare nuk ekziston.

Kadare me varre, kufoma, fantazma, Agolli me bejte dhe poeziçka, janë bajagi larg. Por, sa kohë mesatarizimi i të dyve brenda një varri u krye me sukses, për shakaxhinjtë e Letërsisë, diferencat në fjalë, s’kanë asnjë rëndësi, s’përbëjnë asnjë problem.

U bë mirë që u bashkuan dhe u rrafshuan një herë e mirë të dy në një varr.

Por sikur s’ka lezet që dy korifej të luajnë, sado bukur, tango në varr. Tepër liberale. Tepër e shthurur. Tepër e lëvizëshme. Lypset diçka më serioze, më viskoze, më e ngrirë, më e ngurtë. E gjeta. S’ka më të shtangët se trekëndëshi. Atyre të dyve në varr, u shtojmë një tjetër shkrimtar. Për shembull zevzekun Sabri Godo. Dhe, nga 2, bëhen 3 të vdekur në një varr.

Ore, ja morët frymën Artit, Letërsisë me gjithë këtë ngrirje, këtë ngurtësi, u hodh një tjetër nga salla, bëjeni paralelogram. Shtoni Maks Velon, mjeshtrin e kuadrateve. U kry. Ja ku u bënë katër të vdekur në një varr.

Sakën se e tradhëtoni yllin e kuq të komunizmit me pesë cepa, u hodh e tha një karabush. U tha u ba. Varrit j’u shtua edhe një i vdekur, Kasem Trebeshina. U bënë pesë. Oborri u bë një Pentagon.

Do i mbetet qefi yllit me gjashtë cepa të hebrejve, u hodh e tha një surratpatate. I gjashti i vdekur në varrin e Panteonit apo Pentagonit u aprovua njëzëri ai që më së shumti e meriton; Legen Hajduti.

Mjaft me lojra fjalësh. As Muze, as Panteon, as Pentagon. Ky varr shkrimtarësh sot e mot e përgjithmonë do quhet:

Lidhja e shkrimtarëve të vdekur.

Dhe ashtu u bë.

Në pak kohë stërvarri i “Lidhjes së shkrimtarëve të vdekur” u popullua nga të tjerë të vdekur ttë famshëm që j’u bashkuan nismës për të mbedhur tek i njëjti megavarr sa më tepër bejtexhinj, dhe sa më pak poetë. Kjo, me synimin që, batalionet e bejtexhinjve, regjimentet e kalemxhinjve, plus repartet e shkarrashkruesve, të mund të vazhdojnë të gjallojnë ndër shekuj sa më afër-e-afër e bythë-më-bythë me njëritjetrin.

“Lidhja e Shkrimtarëve të vdekur” nuk duhet ngatërruar kurrsesi me “Lidhja e Shkrimtarëve” e kohës kur kryetarë të saj ishin shuteriqët dhe siliqët. Varri i sotëm është me të vdekur të gjallë. Varri i asokohe ishte me të gjallë të vdekur. I vetmi fill që i bashkon dy Lidhjet, është i ziu varri, dhe i ndrituri Kolkozi.

Next Post
Në zgjedhjet e 11 majit votojnë edhe 3063 të burgosur, ‘Dekriminalizimi’ ndalon të votojnë 1357 persona

Në zgjedhjet e 11 majit votojnë edhe 3063 të burgosur, ‘Dekriminalizimi’ ndalon të votojnë 1357 persona

Comments 1

  1. Remo Girone II-të says:
    1 year ago

    Të paktën, ATA që përgojon ti o Askushi Yp, ishin DIKUSHI, lanë emër në këtë tokë .
    Ezopi, shkruajti një fabul, “Dhelpra dhe rrushtë”, që për dreq, sikur është shkruajtur për ty o Yp, që mundohesh me HYP, por e thyen qafën akoma edhe më keq, duke zdrypur keqazi.
    Mbete shkrimtaruc, deri sa cileson “poeziçka” poezitë e të madhit Dritero, dhe nderkohë, të tallësh bythën me Kadarenë, që edhe për tu fshirë këpucët, nuk të vinte rradha ty o sharlatan.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In