• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lideri Suprem i Iranit: Nuk kanë rëndësi zgjedhjet, ata nuk do ta ndryshojë qëndrimin e Teheranit ndaj Uashingtonit

by Ardit Rada
03/11/2020 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndryshojë qëndrimin e Teheranit ndaj Uashingtonit.

Duke folur një ditë para përvjetorit të 4 nëntorit të vitit 1979, marrjes së pengjeve amerikane në Ambasadën amerikane në Teheran, Khamenei ka thënë se politika afatgjatë e Iranit nuk bazohet në atë se kush fiton në Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni ka shkëputur lidhjet diplomatike me Teheranin për shkak të pushtimit të ambasadës dhe marrjes së pengjeve amerikane për 444 ditë.

“Politika jonë drejt Shteteve të Bashkuara është qartësisht e ditur dhe nuk ndryshon nga lëvizjet e individëve. Nuk ka rëndësi për ne kush vjen dhe kush shkon”, ka thënë Khamenei në një fjalim që është transmetuar nga një televizion i kontrolluar nga shteti.

Autoritetet kanë anuluar këtë vit marshet e organizuara nga shteti për të shënuar pushtimin e ambasadës, për shkak të shqetësimeve rreth përhapjes së koronavirusit të ri, i cili sipas të dhënave zyrtare ka lënë të vdekur 36,000 persona në Iran.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore, dhe ka rikthyer sanksionet ekonomike, të cilat kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane.

Teherani është përgjigjur duke hequr dorë gradualisht nga përkushtimet që ka bërë në marrëveshjen bërthamore. Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden është zotuar se do t’i rikthehet marrëveshjes së vitit 2015, nëse Teherani e zbaton atë plotësisht. Kjo marrëveshje parasheh lirimin e Iranit nga sanksionet në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.

Next Post
U sulmua nga Ralf Gjoni, Rama “merr në mbrojtje” Varhelyin: Është treguar i ndershëm!

Varhelyi zbardh bisedën me Ramën: Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

March 3, 2026
Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

March 3, 2026
Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi të shtojë akuza nga xhepi?

March 3, 2026
“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

March 3, 2026
Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

March 3, 2026
Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

March 3, 2026
Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

March 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Pse emigrojnë të rinjtë sot?

March 3, 2026
Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In